FITORJA

Naimi dhe Mihrija, probleme parash me kompaninë “On Air”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Për ata që i shohin ata si çift dhe si dy njerëz që kanë me vete disa miq që i mbështesin në një program shumë të ndjekur televiziv në Kosovë, i mbushur me shumë të ftuar të rinj, me emër dhe me plot reklama, mund të mendohet se ata kanë bërë shumë para. Por ndodh që çifti të ketë edhe telashe, pasi jo të gjitha paratë që të tjerët jua kanë, ua japin aty re.

Gazeta panorama mëson se Naim Abazi dhe Mihrije Braha kërkojnë me të drejtë paratë që ia ka borxh kompania e njohur e hedhjes së videoklipive dhe programeve televizive, “ON Air”. I kanë afro 10 mijë euro borxh çiftit të ekranit, ku nga kjo, pjesa më e amdhe është e programit që ka disa kohë që transmetohet në RTV21 , “Odeon”, program ky që ideohet nga A deri në Zh nga çifti Naim dhe Mihrije, dhe videot e këtij programi, sidomos pjesa humoristike, kanë shumë klikime.

FIDANISHTJA

Ndërsa sipas disa zërave që po qarkullojnë mes miqsh dhe artistësh, Naimi dhe Mihrija tashmë janë gati të vijnë në treg me një super fuqi mediatike, ku ata, së bashku me shumë persona, po krijojnë një produksion të madh televiziv në të cilin programet që ata bëjnë, mund të trasmetohen në mediat më të mëdha të Kosovës. Ne urojmë të mos dështojë asgjë, siç ndodhi kohë më parë, kur ata ishin bashkëpronarë të një televizoni, që ashtu siç lindi, edhe u shua.

Ndërsa kompania në fjalë, që u ka borxhe aty re, nuk është në rregull edhe me shumë artistë të tjerë, të cilët i ka marrë në bashkëpunime me
kontratë për shpërndarjen e videoklipeve, pasi ka muaj që s‘i ka paguar me asnjë cent.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.