Naim Syla zgjidhet ushtrues i detyrës së Rektorit të Universitetit “Kadri Zeka”
Gjilan – Anëtarët e Këshillit të Përkohshëm Drejtues, të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë zgjedhur Naim Syla, kryetar të Këshillit të Përkohshëm Drejtues. Në bazë të statutit të përkohshëm të këtij institucioni pozita e u.d. së rektorit, automatikisht i takon Kryetarit të Këshillit drejtues.
Zgjedhja e tij në këtë pozitë është bërë me votim të hapur dhe është votuar nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Përkohshëm drejtues.
Zgjedhja e ushtruesit të detyrës së rektorit të Universitetit ‘Kadri Zeka” ndodhi gati një muaj pas dorëheqjes së ish-rektorit Arben Dërmaku./rajonipress/


