RCCOLA

Naim Rexhepi, shembull i policit të respektuar dhe me sjellje shembullore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Togeri Naim Rexhepi është pjesë aktive e policisë rajonale të Gjilanit që nga themelimi i saj. Me rastin e 20 vjetorit të kësaj policie togeri është nderuar me Mirënjohje për shërbim dhe ndershmëri në kryerjen e punëve policore.

Të gjithë e njohin si njeri të sjellshëm, të kulturuar, të afërt e komunikues. Togeri Naim Rexhepi andaj edhe është shembull për sjelljet e tija shembullore dhe punës së mirë që bënë me komunitetin.

Ndryshe, Naim Rexhepi, është pjesëtar i policisë së Kosovës, që i takon gjeneratës së katërt të policisë së Kosovës.

Në Gradën e togerit është avancuar në vitin2003. Toger Naimi me zell dhe përkushtim ka punuar në njësitë e ndryshme, ku gjithmonë nga kolegët dhe eprorët tjerë ka qen i respektuar dhe rezultatet gjithmonë kanë qen evidente.

Fundamenti

Me rastin e 20 vjetorit të themelimit të policisë sē Kosovës për Toger Naimin është ndër ditët ma të rëndësishme të tij, sepse ai nga komanda rajonale nderohet me mirënjohje për shërbim dhe ndershmëri në kryerjen e punëve policore.

Toger Naimi me përkushtim, punë dhe sjellje shembullore është shembull i një polici të respektuar kurse aktualisht punon në qendrën e komunikimit pranë operativës rajonale

Vet, Naim Rexhepi thotë se Mirënjohja është edhe një përgjegjësi më e madhe që ai të punojë edhe më shumë për qytetarët pa dallim dhe të jetë në shërbim të policisë së Kosovës e cila padyshim që është krenaria më e madhe e popullit të Kosovës shprehet togeri./rajonipress/