Naim Mustafa është zgjedhur prorektor për Buxhet dhe Financa në Universitetin e Gjilanit
Gjilan – Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e mbajtur më 10.06.2016 pas propozimit të Rektorit, ka zgjedhur prorektorin për Buxhet dhe Financa, Naim Mustafa.
Prorektori Naim Mustafa është Doktor i shkencave ekonomike. Ai është profesor i rregullt i lëndëve nga fusha e Menaxhmentit në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.
Me këtë vendim të Këshillit Drejtues është kompletuar menaxhmenti i Universitetit, që udhëhiqet nga Rektori, Bajram Kosumi./rajonipress/

