ARKATANA

Naim Maloku thotë se rënia e Thaçit është vetëm ëndërr

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Naim Maloku, anëtar i kryesisë në AKR, thotë se të gjithë ata që mendojnë se Hashim Thaçi ka pësuar rënie politike, dhe se qeveria drejtohet nga Isa Mustafa e kanë gabim.

Maloku, ka krahasuar lajmet për rënien e Hashim Thaçit, me ato që raportoheshin në kohën e Shqipërisë komuniste, ku thuhej se po dështon kapitalizmi.

Fundamenti

“Kadri Veseli u zgjodh kryetar i Kuvendit…, Hashim Thaçi zv.kryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme… Po i ndëgjoj disa që po thonë se Qeverinë e udhëheq Kryeministri Isa Mustafa…”.
“Në një gazetë ditore dhe kombëtare e lexova një titull fantastiko-shkencor ‘Rënia politike e Hashim Thaçit!!!??? Se çka mu kujtua fëmijëria dhe rinia e hershme kur ndëgjonim fshehurazi Radio Tiranën dhe ‘informoheshim’ për krizën dhe rënien e kapitalizmit”, ka shkruar Maloku në Facebook. (lajmi.net)