RCCOLA

Naim Kurteshi përuron dy librat e tij “Grupi MAK” e “Gjurmë Rinie”

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Profesori i lëndës së matematikës, Naim Kurteshi në mënyrë solemne në praninë e shumë mu safirëve nga mbarë Kosova, ka bërë përurimin e dy librave të tij, Grupi MAK – Prijës i muzikës rok në Kosovë, libër i pari i këtij lloji në Kosovë dhe libri “Gjurmë Rinie” me tregime e poezi.

E veçanta e këtij promovimi ishin familjarët e disa muzicienteve të grupit MAK, të cilët sollën emocione të veçanta në këtë event madhështor.


Nën tingujt e muzikës të Grupit MAK, të cilat i interpretoi në mënyrë madhështore me kitarë, Memetali Arifi, riktheu ndjenjat e shumë të pranishmeve para 40 viteve, të cilët me duartrokitje i përcollën këto këngë të Grupit MAK.

I pranishëm në këtë promovim ishte themeluesi e kompozitari i Grupit MAK, Xhevdet Gashi i cili në fjalën e tij theksoi. “Naim Kurteshi ka bërë një punë vuliminoze me nxjerrjen e kësaj Monografie të Grupit MAK. Jam shumë i lumtur që pas gjysmë shekulli një autor siç është Naim Kurteshi, ka arritur të përmbledhë të dhëna për Grupin, kjo është një monografi në të cilën na bënë krenar neve të cilët i takuan këtij grupi, dhe mund të them lirisht se qyteti i Mitrovicës e i Gjilanit gjithmonë kanë pasur një lidhje të afërt sa i përket muzikës”.

Në emër të familjarëve të Grupit MAK, ka folur motra e Rexhep Xhemajlit, e cila e emocionuar para të pranishmëve deklaroi. “Faleminderit autorit të Librit, Naim Kurteshit, i cili na ka rikthyer emocionet në të gjitha familjet tona të djemve tanë, të cilët para 50 vite ishin këngëtarët e parë të Rokut në Kosovë. Mjerisht sot gjysma e tyre nuk janë në mesin tone, por jemi krenar që ishin djemtë e vëllezërit tanë”.

Recensuesi i këtij libri profesor Tahir Dalipi, para të pranishmëve tha se ky grup ka sjellë kulturë në muzikën shqiptare. “Grupi MAK ishte një grup që solli kulturë në muzikën shqiptare duke kënduar shqip, ta shkruanin e ta mbanin gjallë këtë gjuhë edhe pse ishte vështirë, sepse ata donin ta shkatërronin si muzikën e gjuhën por nuk ja dolën se rinia Kosovare e asaj kohe nuk u dorëzua kurrë por e promovuan muzikën e gjuhën”.

RCCOLA

Në këtë përurim solemn, recensuesi i librit të dytë “Gjurmë Rinie”, profesori Sadri Daku ka elaboru këtë libër. “Është një libër me tregime, prozë e poezi, është një shkrim tani e 40 vite ku autori ka përshkruar femërinë e tij të hershme e më vonë edhe atë të rriturve. Libri është mjaft i kompletuar dhe i shkruar në mënyrë reale, ashtu siç e ka përjetuar jetën autori i cili i përket një familje atdhetare”.

Në fund, autori i këtyre dy librave, Naim Kurteshi, duke falënderuar të gjithë ata që i mundësuan botimin e këtij libri, para të pranishmëve theksoi. “Përmbledhjet për Grupin MAK, i kam filluar para 40 vite, ky grup për mua ishte gjithçka – e adhuroja, e dëgjoja e shkruaja poezi. Koncertet e tyre i përcjellësha kur mundesha, por botoj një libër – një monografi për këtë grup asnjëherë nuk e kam menduar, një ide e tillë më lindi në vitin e kaluar dhe nuk u ndala në asnjë moment, jam shumë krenar e i emocionuar që një ëndërr e imja është bërë realitet, ku me përmbledhjen e këtyre shënimeve sado pak ju kemi bërë të ditur se ky grup ishte emblema e Rokut Kosovar.

Ndërsa, libri “Gjurmë Rinie” është një libër nga jeta e ime si i ri dhe ja kemi arritur që të tregojmë një realitet të kohërave të shkuara”.

Autori në fund ka falënderuar për punën e përkrahjen redaktoren e këtyre dy librave, Makfire Ismajli-Kurteshi, e cila është edhe bashkëshortja e tij.

Poashtu, Kurteshi ka falënderuar edhe profesorin e Gjuhës Angleze, Avni Islami, i cili në mënyre vullnetare ka bërë përkthimin e librit edhe në Gjuhën Angleze. Në fund për të pranishmit kishte edhe një koktej rasti./rajonipress/