Naim Aliu uron nxënësit e Medresesë për fillimin e vitit të ri shkollor

Gjilan Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan vizitoi nxënësit e Medresesë “Alaudin” paralelja në Gjilan me rastin e fillimit të vitit shkollor 2019/20. Ai uroj për një vit të mbarë dhe të suksesshëm ku medresantët gjithnjë kanë arritur suksese të theksuara jo vetëm duke vazhduar studimet islame, por edhe në universitete dhe drejtime të ndryshme si në mjekësi, juridik, ekonomi, inxhinieri etj.
Ai gjithashtu uroi Prof. Nazim Murselin në postin e koordinatorit të Medresesë në Gjilan dhe me këtë rast në emër të KBI në Gjilan premtoi për secilën klasë kushte më të mira për mësim, si klima dhe aparaturë dhe teknologji të reja për mbarëvajtjen e mësimit thuhet në njoftimin e Agim Hysenit./rajonipress/