FITORJA

Naim Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Agjërimi i muajit Ramazan është njëra ndër pesë shtyllat kryesore të fesë sonë, me të cilin besimtari shpreh përkushtimin, bindjen, sakrificën e dashurinë ndaj Krijuesit. Për këtë, Allahu xh.sh, në Kuran thotë: “Muaji Ramazan është muaji në të cilin zbriti Kurani, ai është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues nga gënjeshtra). Prandaj, kush e arrin prej jush këtë muaj, le të agjërojë…”

Njoftimi i plotë

Të nderuar besimtarë!
Vëllezër e motra!
Në vigjilje të Natës së Ramazanit, me lejoni t’u drejtohem me urimet e përgëzimet më të mira për fillimin e këtij muaji të veçantë për besimtarët myslimanë.

Agjërimi i muajit Ramazan është njëra ndër pesë shtyllat kryesore të fesë sonë, me të cilin besimtari shpreh përkushtimin, bindjen, sakrificën e dashurinë ndaj Krijuesit.
Për këtë, Allahu xh.sh, në Kuran thotë: “Muaji Ramazan është muaji në të cilin zbriti Kurani, ai është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues nga gënjeshtra). Prandaj, kush e arrin prej jush këtë muaj, le të agjërojë…”

Ramazani është muaj në të cilin filloi të zbres Kurani fisnik, është muaj i paqes, mëshirës e bamirësisë.

Këto vlera të muajit të bekuar Ramazan dhe ibadeti i agjërimit, marrin peshë edhe më të madhe në kohën tonë, kur njerëzimi ka nevojë më shumë se kurrë për mësimet dhe vlerat që jep agjërimi i Ramazanit.

Eco Higjiena

Vëllezër e motra!

Edhe këtë vit, muaji Ramazan po na gjen në përballje me pandeminë Covid-19, me këtë rast, më lejoni që t’i përgëzojë të gjithë ata që janë në rreshtin e parë të përballjes me këtë virus. Lusim Zotin që të gjithë ata që kaluan në botën tjetër t’i marrë në mëshirën e Tij, ndërsa të infektuarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë, e të tjerët, Zoti i ruajt nga prekja me këtë virus.

Përveç kësaj, është obligim ynë që ta ruajmë veten, familjen e shoqërinë nga infektimi. Me këtë rast ftoj të gjithë besimtarët që të respektojnë masat anti covid, me shpresë tek i Madhi Zot që shumë shpejt do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë të kohës me të cilën po përballet bota mbarë.

Të dashur vëllezër e motra!
Gjatë muajit Ramazan, duhet të bëjmë më të mirën e mundshme me ibadete, lutje, namaz, sadaka e solidaritet, me bindje e përkushtim, që ta arrijmë kënaqësinë e Krijuesit.

Duke ju uruar mbarësi e shëndet, të gjithëve ju dëshiroj që muajin e madhëruar Ramazan ta përjetoni me të gjitha mirësitë e tij, duke e lutur Zotin që të na lehtësojë agjërimin, dhe të na pranoj ibadetet tona gjatë Ramazanit.
Urime të gjithëve muaji Ramazan!
Këshilli i Bashkësisë Islame – Gjilan
Naim Aliu

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.