RCCOLA

Naim Aliu priti në takim Kryeimamin e Bashkësisë Islame të Kosovës mr. Vedat ef Sahiti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës mr. Vedat ef Sahiti i shoqëruar nga zv.kryeimami Fatmir Iljazi dhe Abedin Sadriu, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilanit, në të cilin u pritën nga kryetari z. Naim Aliu.

Aliu e njoftoi kryeimamin me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan dhe falënderoi atë për vizitën dhe njëherit i uroj detyrën e re në pozitën e kryeimamit të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i uruar suksese në punë.

Uji Dea

Kryeimami Sahiti e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi përkrahje të vazhdueshme për Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.

Gjatë kësaj vizite u prezantua edhe planprogrami për përgatitjen sa më të mirë për muajin e madhërishëm të Ramazanit, duke shpresuar se masat e ndërmarra nga IKSHP deri në ardhjen e Ramazanit do të lehtësohen ka njoftuar Agim Hyseni./rajonipress/