GRANDEMALL

“Nagip Krasniqi ia ka lidhur duar e këmbë Kurtit” – Kusari-Lila: Nuk komentoj banalitete

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila i ka quajtur banale deklaratat e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili në Pressing tha se Nagip Krasniqi “ia ka lidhur duart e këmbët kryeministrit Albin Kurti.

Kusari-Lila duke folur në DPT te Fidan Jupolli në T7, ka thënë se refuzon të komentoj banalitete. Ajo refuzoi të përgjigjet nëse qeveria frikësohet ta shkarkojë Kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili është arrestuar nën dyshimet për keqpërdorime në afera tenderësh.

“Nuk komentoj banalitete, seriozisht. Shumë banalitete janë thënë sot. Këto janë të tjera perla banale që z. Tahiri i paska thënë”, ka thënë kusari Lila.

Shefja e deputetëve të VV-së ka deklaruar se sistemi i drejtësisë e ka dëmtuar kredibilitetin e tij. Sipas saj, këtë gjë nuk po e bënë kryeministri Albin Kurti me akuzat e tij të forta së fundmi ndaj prokurorisë.

FITORJA

“Sistemi i drejtësisë e ka kredibilitetin e dëmtuar. Nuk ia ka dëmtuar qeveria Kurti, por ia kanë dëmtuar ata vetes”, ka shtuar ajo.

Kusari-Lila ka thënë se kompanitë e lidhura me KEK-un, janë të afërta me deputetë të PDK-së. Ajo ka thënë se Krasniqi po përpiqej që të shkëpuste nga marrëdhënia me korporatën kompanitë e përmendura.

“Aty ka qenë një rrjet i lidhjeve të kompanive të lidhura me deputetë të PDK-së.”

“Deputetët e opozitës e kanë reduktu komplet mandatin e tyre në akuza dhe etiketime ndaj qeverisë.” /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.