ARKATANA

Nagip Arifi unanimisht rizgjidhet kryetar i PD-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Kuvendin e dytë zgjedhor të mbajtur të shtunën në Bujanoc, kryetari i deritanishëm i Partisë Demokratike (PD), Nagip Arifi, ka marrë besimin për drejtimin e këtij subjekti politik edhe për një mandat.

Në këtë seancë delegatët unanimisht rizgjodhën Arifin për të vazhduar me udhëheqjen e PD-së, subjekt politik i themeluar në vitin 2011-të.

Arifi, pas rizgjedhjes tha se ky nuk është një privilegj, por obligim. “Unë do të jem besnik ndaj juve, por para së gjithash besnik ndaj PD-së, programit, votave që na kanë dhënë qytetarët shqiptarë të Komunës së Bujanocit në zgjedhjet e viti 2002 dhe sigurisht tani në vitin 2016”, nënvizoi kryetari i rizgjedhur, Nagip Arifi, raporton Titulli.com.

HW

Në kuvendit e dytë zgjedhor të Partisë Demokratike të mbajtur në shtëpinë e kulturës, përveç drejtuesit të këtij subjekti janë zgjedhur edhe drejtuesit e organeve udhëheqëse, si Këshilli qendror dhe Kryesia.

Duhet theksuar se PD është partia më e re shqiptare në Komunë të Bujanocit. Ajo drejton me këtë komunë që nga viti 2012-të, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike njëherit është edhe kryetar aktual i kësaj komune në Luginë të Preshevës./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.