Eko Higjiena

Nagib Taipi shembull i qytetarit aktiv edhe në zbatimin e gjuhës shqipe në Bujanoc

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nagib Taipi, punonjës në shtëpinë e Kulturës në Bujanoc është një shembull i mirë i qytetarit aktiv në jetën shoqërore dhe publike, shkruan Titulli.com.

Ai përveç punës së tij dhe pasionit për vepra të ndryshme artistike kohën e fundit ka treguar një këmbëngulësi në përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqip në dokumentet e librezave shëndetësore biometrike.

“Në vendin u punojnë erdhën aplikacionet-formularët kolektiv për nxjerrjen e librezave shëndetësore që ishin vetëm në gjuhën serbe dhe unë nuk pranova e pastaj shkova tek zyrat e Entit Republikan Shëndetësorë në Bujanoc por nuk morra përgjigje nga ata pse formularët nuk janë edhe në gjuhën shqipe”, theksoi Taipi për Titulli.com.

Pas kësaj, Taipi ju ka drejtuar Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe administratës komunale në Bujanoc përmes një shkrese që ka shprehur shqetësimin e tij për mos zbatim të shkrimit shqip në dokumentet identifikuese nga institucionet përkatëse.

ARKATANA

Këshilli Kombëtar Shqiptar shqetësimin e Nagib Taipit e ka adresuar tek avokati i popullit në Beograd i cili ka reaguar në favor të palës shqiptare dhe ka obliguar Entin Republikan për Sigurim Shëndetësorë- njësinë në Bujanoc të lejoj përdorimin e shkrimit shqip në dokumentet identifikues shëndetësore sepse krahas ligjeve shtetërore.

Pas gjithë kësaj situate dhe ankesave të shumta, Nagib Taipi plotësoi formularin e aplikimit në gjuhën shqipe dhe tani ai është pajisur me librezën shëndetësore biometrike edhe në gjuhën shqipe.

“Kjo përpjekje e imja nuk ishte çështje patriotizmi por dinjiteti që tregon identitetin tonë kombëtarë dhe opinioni duhet të jetë më i vendosur në kërkesat e tyre që i takojnë ligjërisht sepse ato arrihen pavarësisht mundimeve gjatë procesit”, tha për Titulli.com, Nagib Taipi.

Në bazë të ligjeve të Republikës së Serbisë për pakicat kombëtare në territoret e vetëqeverisjes lokale ku tradicionalisht jetojnë pakicat kombëtare, përdorimi i gjuhës dhe shkrimit është i barabartë në përdorim./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.