Uji Dea

Nagavci në Kongresin e 8-të të SBAShK-ut: Paga e mësimdhënësit e përafërt me ata të rajonit – Ligji i Ri do t’i eliminojë padrejtësitë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka thënë se paga e mësimdhënësit në Kosovë është e përafërt me ata të rajonit, më e madhe se në Maqedoni të Veriut, e më e vogël se në Shqipëri, raporton Ekonomia Online.

Këto komente i ka dhënë në Kongresin e 8-të të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).Krahas pagës që sipas saj marrin mësimdhënësit, ajo ka premtuar se po punojnë në Ligjin e Pagave, për të cilën tha se do t’i eliminojë të gjitha pabarazitë që reflektuan nga ligji i kaluar, i cili u shpall anti-kushtetues.

Duke folur për punën e mësimdhënësit, e para e arsimit ka thënë se ata kanë bërë që të fitohet çdo luftë, duke filluar nga lufta kundër analfabetizmit e deri te lufta për liri.“Nuk kemi si të mos flasim për mësimdhënësit dhe të mos i kthehemi historisë sepse mësimdhënësit tanë historikisht i kanë bërë ndryshimet dhe kanë bërë përpjekjet më serioze për të ndryshuar dhe zhvilluar shoqërinë. Ata kanë bërë që të fitohet çdo luftë, duke filluar nga lufta kundër analfabetizmit e deri te lufta për liri dhe ndryshe nga mësimdhënësit nga vendet e tjera, ata shqiptarë janë përballur me sfida të vazhdueshme shekullore dhe i kanë kaluar me sukses të gjitha këto sfida. Këtë e dëshmuan edhe në këto dy vitet duke luftuar pandeminë”, tha Nagavci.

HW

“Duke pasur parasysh ndikimin e mësuesit jemi të vetëdijshëm se duke investuar në mësimdhënësit tanë, ne investojmë edhe në fëmijët tanë njëkohësisht, sepse janë mësimdhënësit janë më meritorët për suksesin e fëmijëve.

Analizat dhe studimet e tregojnë se në shumë aspekte të zhvillimit gjithëpërfshirës në sistem, Kosova qëndron më mirë se disa vende të rajonit”.“Ndërsa paga e mësimdhënësit në Kosovë është e përafërt me ata të rajonit, më e madhe se në Maqedoni të Veriut, ndonëse pak më e vogël se në Shqipëri. Megjithatë ju siguroj se si Ministri e Arsimit edhe në grupin punues që është duke punuar në Ligjin e Pagave, jemi duke i adresuar të gjitha padrejtësitë që ishin në Ligjin e kaluar duke u munduar që të zhduken pabarazitë që reflektojë ligji i kaluar ndërmjet mësuesve klasor dhe atyre të niveleve tjera por edhe të kategorive tjera”, tha ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.