FIDANISHTJA

Naftëtarët paralajmërojnë padi penale për anëtarët e AKK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani dhe përfaqësues nga kompanitë e naftës, kanë mbajtur një konferencë për medie, ku shprehën qëndrimin e tyre ndaj vendimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Ata dolën kundër shqiptimit të masave ndëshkuese për 14 kompani të derivateve të naftës.

Arianit Koci, avokat i kompanisë “HIB Petrol”, tha se dokumenti i AKK-së nuk është legjitim.

“Ky dënim nuk është as i plotfuqishëm, as i ekzekutueshëm. Nuk e di se cili ka qenë qëllimi, ndoshta vetëm të dalin para publikut dhe të tregojnë se kanë shqiptuar dënime me pagesa milionëshe”, u shpreh Koci, raporton “Zeri.info”.

Pronari i “Alfa Trade”-s, Hajdar Hajdari, ka thënë se do ta kontestojnë këtë aktgjykim duke qenë se, veç të tjerash, i ka lënë ata në një pozitë shumë të keqe para publikut, veçanërisht konsumatorëve, duke pasur parasysh se ky ishte lajm i ditës.

ARKATANA

“Ky vendim i Autoritetit të Konkurrencës kë dëmtuar rëndë bizneset tona si ekonomikisht, ashtu edhe në imazhin tonë, sepse ne, sipas tyre, paskemi ngritur çmimet”, tha Hajdari.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve tha se do të marrin edhe hapa të tjerë dhe do t’i drejtohen Gjykatës.

Kompanitë thanë se pas vendimit të Gjykatës do të ngrenë padi penale për secilin anëtar të AKK-së.

Përfaqësuesit e kanë konsideruar Autoritetin Kosovar të Konkurrencës si aspak profesional dhe sipas tyre kjo është arsyeja se pse është shqiptuar ky dënim. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.