FITORJA

Naftëtarët kundër udhëzimit të Bajramit

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

MTI-ja nuk arrin të vendosë rregull në tregun e derivateve. Ministria nuk tregon nëse do ta shfuqizojë vendimin

“Si draft-propozim që ne e kemi parë ka disa ndryshime kozmetike, por jo rrënjësore, dhe ka shumë paqartësi. Ndërkaq, si udhëzim administrativ del se është jashtë disa kompetencave ligjore”, ka thënë Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës

Naftëtarët kosovarë kërkojnë nga ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami, që urgjentisht ta ndërrojnë Udhëzimin Administrativ (UA) skandaloz, sipas tyre, që është miratuar ditë më parë nga Qeveria e Kosovës. Vërejtjet e tyre nuk janë marrë për bazë. Naftëtarët duan që të ketë kontroll të derivateve nëpër pikat kufitare e jo të vazhdohet me të vjetrën ashtu si po bëhet tash vetëm një përshkrim të dokumenteve për mallin që po futet nga shtetet e tjera.

FITORJA

Sipas naftëtarëve synimi i MTI-së është që me këtë UA të largohen kontrollet dhe produktet në rend të parë të derivateve të naftës dhe produkteve të tjera nga pikat kufitare dhe në terminalet doganore, në mënyrë që gjoja se më në fund të pamundësohet trafikimi i produkteve jocilësore të derivateve dhe produkte të tjera jashtë standardeve ndërkombëtare. Naftëtarët shpresojnë se kësaj dukurie negative do t’i thotë ndal MTI-ja vetëm nëpërmjet një urdhërese administrative të re.

MTI-ja kërkon bashkëpunim me konsumatorët

Lidhur me çështjen e cilësisë së dyshimtë të derivateve të naftës që po futet në Kosovë, zyrtarët e Zyrës së MTIsë, në përgjigjen e tyre, kanë njoftuar me punën që po e bëjnë në këtë drejtim, por duke mos u përgjigjur se a do të ndryshojnë urdhëresën administrative që është nxjerrë katër vjet më parë. Në përgjigjen e Zyrës për Informim të MTI-së thuhej se për sa i përket infrastrukturës së cilësisë, MTI-ja në bashkëveprim me institucionet e tjera kompetente, si Doganat, ATK-në, Policinë, do të punojë që në vazhdimësi të rritet niveli i kontrollit dhe të luftohet aktiviteti joformal. “Inspektorët e tregut në MTI bëjnë inspektime të rregullta tek operatorët ekonomikë dhe nëse konstatojnë shmangie nga standardet e lejuara, ekzekutojnë ndëshkimet e parapara me ligj dhe i procesojnë rastet tek organet e rendit dhe të ligjit. Në këtë fushë mund të bëhet edhe më shumë dhe kërkohet një bashkëpunim edhe më i ngushtë i konsumatorëve që të raportojnë rastet e dyshimta”, vlerëson MTI-ja./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.