FITORJA

Naftëtarët ende të pafiskalizuar – po e presin uljen e çmimit të arkave

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se këtë muaj vazhdon fiskalizimi i pikave shitëse të karburanteve, pasi duhet të zbatohen afatet ligjore që tashmë kanë kaluar.

Në rast të mospajisjes fiskale, ATK-ja është e obliguar që të ndërmarrë masa për këtë shkelje ligjore e që tani dënohen edhe me kod penal.

Por, kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, thotë se kanë pasur marrëveshje që rifiskalizimi të ndodhë atëherë kur ka operatorë të rinj të arkave fiskale në treg dhe se do ta kundërshtojnë rifiskalzimin me çmimin e tanishëm, raporton televizioni publik.

Mobi Casa

Por, zyrtarët të ATK-së thonë se pavarësisht marrëveshjes së pashkruar me naftëtarët, që nga fillimi i procesit, deri më tani asnjë operator i ri nuk ka shprehur interesim për arka fiskale dhe se nuk mund të presin në pafundësi.

E Berjani kërkon që të pritet formimi i institucioneve të cilat sipas tij do të lehtësonin kriteret për operatorët e rinj.
Sipas Isen Lipovicës, Drejtor i operacioneve përmbushëse në ATK, deri tani janë fiskalizuar me arka të veçanta 64 pika të shitjes së karburanteve të tatimpaguesve të mëdhenj nga 181 pika të shitjes dhe plani është që të vazhdohet me të tjerat./kohanet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.