Fundamenti

Naftarët në politikë, shumë pluhur pas

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Aderimi i disa biznesmenëve në parti të ndryshme politike, apo kalimi i tyre nga shoqatat, të cilat kishin për synim mbrojtjen e bizneseve, ka lënë mbrapa shumë dyshime. Aderimin e tyre në politikë, këta afarist e kanë arsyetuar, duke thënë se janë programet e partive të caktuara, që i kanë shtyre ata t’i futen politikës, në mënyrë që të kontribuojnë në proceset ekonomike në vend.

Fadil Berjani, është njëri nga këta biznesmen, i cili pa qëndruar gjatë në krye të Shoqatës së Naftëtarëve i është futur politikës.

Uji Dea

Ai mjaft mirë e shfrytëzoi këtë pozitë në krye të Shoqatës për më shumë se 6 muaj, për të fituar popullaritet, që të arrijë të jetë në listë për deputet te Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Ai madje gjatë kësaj periudhe është treguar shumë kontrovers me veprimet dhe deklaratat e tij në opinion