Nafiu debuton në Bundesligë me Hamburgun

Valmir Nafiu ka luajtur ndeshjen e tij të parë në Bundesligë me Hamburgun.Futbollisti shqiptar, Valmir Nafiu, ka bërë një arritje të madhe në karrierën e tij këtë fundjavë.
Nafiu bëri debutimin e tij në fanellën e Hamburgun në Bundesligën gjermane të futbollit.
Valmiri u inkuadrua nga minuta 74’ në këtë sfidë, duke zëvendësuar Pierre-Michael Lassonga.
Megjithatë, ai nuk arriti ta shmang humbjen 3:0 që Hamburgu e pësoi nga Hertha Berlini.
90 minuta në këtë sfidë për Hamburgun luajti Valon Behrami.