HW

“Na mungon Cana, ai është një legjendë”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lorik Cana është pensionuar nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Por mungesa e tij po vërehet ende tek kuqezinjtë dhe këtë e ka konfirmuar mbrojtësi Frederik Veseli.

Futbollisti i Empolit, luajti si titullar ndaj Italisë dhe pati një paraqitje të mirë.

“Unë kam bërë punën time, jam në dispozicion të trajnerit, në dispozicion të kombëtares, e vërtetova në ndeshjen ndaj Italisë. Nëse kam mundësi të luaj për mua është një bonus i madh dhe shpresoj të vazhdoj të jap maksimumin tim për Shqipërinë”.

Hidromorava

“Me aktivizimin titullar ndaj Italisë unë realizova ëndrrën time për të nisur një ndeshje që nga fillimi me kombin tim. U mundova të bëja një lojë të mirë”.

“Italia është një skuadër shumë e fortë por si individë nuk mund të veçoj asnjërin sepse nuk kishte ndonjë futbollist që më befasoi. Pasi më herët kam luajtur kundër lojtarëve edhe më të mëdhenj. Besoj se bëmë një ndeshje të mirë, por për fatin tonë të keq nuk morëm pikë”, tha Veseli.

Ai në fund foli edhe për ish-kapitenin e Shqipërisë, Lorik Canën.

Cana është një legjendë e kombëtares. Ai ka bërë shumë për këtë skuadër dhe unë shpresoj t’i ngjaj sadopak. Unë kam statusin tim dhe shpresoj të jap më të mirën si Veseli por t’i afrohem sadopak Canës do ishte diçka me të vërtetë pozitive. Na mungon pak sepse Loriku është Loriku, por që po mundohemi të bëjmë punën tonë”, deklaroi Veseli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.