United Hospital

“Na kemi forcë me e ndalë Albin Kurtin – Jam krenar që PDK e ka ndalë, edhe me kushtin e bllokadës, pa mu tremb syri e thëm”, Përparim Gruda

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përparim Gruda, nga Partia Demokratike e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7 ka thënë se Kosova është vendi më i vetmuar në Ballkan, dhe se gjatë 4 viteve të fundit nga vendi janë larguar 200 mijë njerëz.

Ai ka shtuar edhe se, Bedri Hamza si kryeministër do të hapë fronte të reja të zhvillimit në Kosovë.

UBT

‘’Mendoj që jemi në gjendje ku Kurti ka krijuar një far çarku depresiv në shoqëri, ku njerëzit kanë humbur besimin që diçka e mirë mund të bëhet në Kosovë. Ajo çka na duhet sot, është që më i bind njerëzit se mundemi me dal prej kësaj gjendje. Dhe nuk mujna me pranu faktin që kalojnë 5 vjet dhe s’ndodh asnjë gjë. Sot Kosova është vendi më i vetmuar në Ballkan. 200 mijë njerëz kanë ik në 4 vitet e fundit. Ky vend është qeveris keq, tmerrësisht keq. Albin Kurti sot është i pafuqishëm politikisht me vazhdu me majt Kosovën në bllokadë. E ka majt mjaftueshëm. Na kemi forcë me nalë Albin Kurtin. S’mundet me shantazhu kërkon Albin Kurti me zgjedhje, as me bllokadë. Jam krenar që PDK e ka nal Albin Kurtin. Edhe me kushtin e bllokadës, unë s’iki kësaj, e them pa mu tremb syni. Pjesë tjetër e punës është me pru Bedri Hamzën kryeministër dhe me hap fronte të reja të zhvillimit në këtë vend’’, ka thënë Gruda.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.