Na ishte njëherë basketbolli në Gjilan
Gjilan – As optimistët më të mëdhenj të basketbollit nuk e kanë paraparë që KB Drita të shuaj aktivitetin e saj sportiv. Pas luftës ky mes i basketbollit ishte njëra ndër sportet më atraktive në qytet, si për nga rezultatet arritura njashtu edhe për nga shikueshmëria shumë herë Palestra Sportive “Bashkim Selishta” në Gjilan ishte e vogël për t`i pranuar shikuesit e saj të flaktë të basketbollit.
Kriza në KB Drita ka filluar në stinorin e kaluar kur u deshtë t`i braktis garat në Superligën e Kosovës për shkak të mjeteve financiare dhe kategorive të reja brenda skuadrës duke ju pamundësuar gjatë stinorit 2014-2015 të mos ushtrojë aktivitetin e saj.
KB Drita edhe pse kishte një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit në Maj të këtij viti që të ndihmohet me 10 mijë euro ato asnjëherë nuk u dedikuan për skuadrën e Dritës.
Më në fund zyrtarët e departamentit të Sportit në Gjilan para disa ditësh kësaj skuadre i lejohen vetëm 3mijë euro që për as afërmi nuk i plotësojnë nevojat e skuadrës.
“Me këto mjete të cilat na kanë lejuar menjëherë e kemi paguar borxhin të cilin e kemi pasur ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës bile i kemi mbetur edhe 1 mijë euro borxh, pa shlyerjen e këtij borxhi nuk do të na lejojnë ti zhvillojmë garat”, bënë të ditur kryetari i KB Dritës Fazli Fazliu.
Fazliu i cili për shatë vite ka ndarë edhe kafshatën e bukës për të mirën e basketbollit Gjilanas, rinisë dhe talentëve është mjaftë i shqetësuar për gjendjen e skuadrës së Dritës. “Kam luftuar me mish e shpirt që ta mbaj basketbollin gjallë, por jam lodhur, kam dhënë gjithçka nga vetja për të mirën e basketbollit dhe të vjen basketbolli në këtë gjendje është e papranueshme, duhet kuptuar se kjo skuadër është e qytetit dhe duhet ndihmuar si Komuna njashtu edhe bizneset private, duhet ta dini se në mesin tonë na mungojnë fanelat sportive dhe topat e basketbollit jemi lënë pas dore këtë nuk e meritojmë por shpresojmë se do të vinë ditë më të mira për këta djelmosha që basketbollin e kanë në zemër”, tregon i indinjuar Fazliu.
Për të mirën e basketbollistëve dhe për ardhmërinë e basketbollit në Gjilan tani janë formuar edhe kategoritë e reja brenda skuadrës. “Po punojmë për të ardhmen të ndihmohen këta të rinjë sepse janë ardhmëria e qytetit dhe shtetit të Kosovës duhet kuptuar se pa sport nuk ka as shtet e as rini të shëndoshë”, porosit Fazliu.
Kryetari dhe donatori kryesor i KB Dritës Fazli Fazliu bënë të qartë se brenda një kohë të shkurt në qoftë se nuk lëshohen mjetet financiare nga Komuna atëherë basketbolli i Gjilanit do të përkujtohet në histori.
“Na kanë mbetur edhe 10 ditë gjerë në fillim të Ligës së Parë kur fillon edicioni i ri i garave në qoftëse nuk e paguajmë borxhin Federatës së Basketbollit atëherë ata do të na largojnë nga garat e kjo do të ishte një katastrofë sportive, por jam i bindur se zyrtarët e sportit të Komunës sonë në momentin e fundit do të na dalin në ndihmë e këtë e meriton basketbolli Gjilanas”, thekson Fazliu./sylejman ismajli/rajonipress/


