Na habiti Emina Çunmulaj/ Isha e detyruar të mjelja lopët në mënyrë që të mos më martonin të re

Emina Çunmulaj përkundër viteve, vazhdon të jetë njëra nga modelet më të admiruara në trojet shqiptare.

Ajo ka lindur në Michigan dhe në moshën pesë vjeçare prindërit e saj u kthyen në Mal të Zi, në një fshat të quajtur Nënelm.

Artistja ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Historia Ime” , ku ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta private, e më së shumti për fëmijërinë e saj.

E njëjta tregon se deri në moshën 15 vjeçare ka kullotur lopët dhe i ka mjelë, për të mos u martuar pasi vajzat atje martoheshin shumë të reja.

Mirela Milori: Ju u vendosët të gjithë në Nënelm, sa vite qëndrove aty?

Emina Cunmulaj: Unë u largova sërish nga fshati në moshën 15 vjeçe.

Mirela Milori: Si ka qenë jeta në këtë fshat?

Emina Cunmulaj: Në përgjithësi mirë, përpiqem ta vej fokusin gjërave pozitive. Një fëmijëri shumë e thjeshtë. Sa herë që vij vizitoj disa familje në nevojë dhe i shoh këta fëmijë që po jetojnë të njëjtën jetë që kam jetuar dhe unë. Unë kam mjelë lopët, i ka çuar në livadhe, i kam sjellë sërish lopët në shtëpi. Nuk doja të bëja punët e shtëpisë brenda sepse vajza në atë kohë martoheshe që 14 vjeç dhe i thoja vetes nëse nuk i bëj gjërat, nuk e bëj gatimin, pastrimin, ndoshta nuk do më martonin tepër herët. Kështu pothuajse ka kaluar fëmijëria. Nuk kemi patur shumë lodra, kemi luajtur më shumë me baltë. Janë disa gjëra që kanë ndodhur jo shumë të bukura. Gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë ka qenë një kohë më e vështirë, pastaj lufta e Kosovës ka qenë edhe më e vështirë sepse ne kemi qenë në fund të Malit të Zi, tek liqeni i Shkodrës dhe kanë kaluar shumë refugjatë në atë kohë që duart e mamit tim i kanë dhënë bukë, rrobat tona ia kanë veshur atyre.

Emina tani jeton dhe vepron në Amerikë së bashku me bashkëshortin e saj, Sam Nazarian dhe dy vajzat.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).