Mobi Casa

MZHE-ja, drejt hapave të parë për ‘Trepçën

/ 5 minuta lexim
RCCOLA

Mungesë e madhe transparence, flasin vetëm parlamentarët. Së pari nevojitet themelimi i bordit mbikëqyrës që të konstituohet, kurse më pas do të pasojnë hapat e tjerë. Por, ajo që është më kryesorja është se kam informacione të sakta se ministri Stavileci së shpejti do të bëjë hapat e parë në drejtim të themelimit të këtyre organeve në këtë kombinat”, ka thënë deputeti i Komisionit për zhvillim ekonomik, tregti dhe industri, Raif Qela.

Askush nga krerët e institucioneve më të larta shtetërore të Kosovës nuk e di me saktësi të thotë se çfarë pritet të ndodhë me kombinatin “Trepça”, pas miratimit të Ligjit për këtë ndërmarrje.

Analistët thonë se e keqja më e madhe është se opinioni vendor nuk është i njoftuar aspak me hapat që ka marrë Qeveria jonë në drejtim të implementimit të Ligjit për ‘Trepçën’. Në fillim të muajit tetor të këtij viti, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 79 vota për dhe 14 vota të paanshme e miratuan Ligjin për kombinatin metalurgjik ‘Trepça’, me të cilin Qeveria vë nën kontroll këtë kompleks, me gjithë kundërshtimin e Beogradit dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës. Ligji e përcakton Qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të kombinatit, kurse punëtorët me 20 për qind janë aksionarë. Debati është përcjellë me kritika nga opozita, e cila kërkoi më shumë mbikëqyrje mbi ‘Trepçën’ nga ana e Kuvendit të Kosovës. Pas miratimit të këtij ligji në Kuvendin e Kosovës kanë qenë punëtorët serbë të këtij kombinati, që disa herë me radhë e patën bllokuar rrugën që shpie nga Prishtina në komunën veriore të Leposaviçit për të kundërshtuar projektligjin. Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës në një mbledhje të përbashkët thanë se çdo vendim i Qeverisë së Kosovës për ‘Trepçën’ pa marrëveshje, do të konsiderohet i pavlefshëm dhe i pazbatueshëm.

Qeveria e obliguar ta jetësojë ligjin

Kryetari i Komisionit për zhvillim ekonomik, tregti dhe industri, Muhamet Mustafa, tha për “Kosova Sot” se duhet të formohen strukturat dhe bordi e menaxhmeniti i ri dhe të zbatohet ligji, në mënyrë që të ecet përpara. “Se sa do të arrihet kjo, e tëra do të varet nga personalitetet që do të zgjidhen dhe do të emërohen në ato institucione që i cekëm më sipër”, ka thënë ai.

Mobi Casa

Deputeti Mustafa vlerëson se mundësitë janë të mira që këtë kombinat ta bëjmë me rëndësi për ekonominë tonë dhe presin se si do të rrjedhin gjërat në këtë drejtim. Ndërsa, anëtari tjetër i këtij komisioni nga koalicioni, deputeti Besim Beqaj (PDK), tha për “Kosova Sot” se zbatimi i Ligjit për ‘Trepçën’ tani e tutje është detyrë e Qeverisë së Kosovës, sepse Qeveria jonë duhet që fillimisht ta marrë dhe që ta analizojë shumë mirë ligjin, të cilin e ka aprovuar Kuvendi i Kosovës.

Ai ndërkaq vlerësoi se vetëm pas kësaj Qeveria duhet që të ndërtojë mekanizmat institucionalë të këtij kombinati. “Pra, duhet që të formojnë bordin mbikëqyrës dhe institucionet e tjera”. Deputeti Beqaj sugjeroi se Qeveria e Kosovës duhet që të punojnë në harmonizimin e ndërmarrjes. “Duhet të jemi realë se për momentin i kemi dy ndërmarrje të ndara, dhe se që tani Qeveria e Kosovës nevojitet që të ndërmarrë në këtë drejtim veprime konkrete”, ka thënë ai.

T’u hapet rruga profesionistëve

Deputeti tjetër i këtij Komisioni, Raif Qela (PDK), tha për “Kosova Sot” se nga njoftimet që i ka në këtë drejtim ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik pritet që të fillojnë me hapat e parë në drejtim të implementimit të Ligjit për ‘Trepçën’. “Së pari nevojitet themelimi i bordit mbikëqyrës që të konstituohet, kurse më pas do të pasojnë hapat e tjerë. Por, ajo që është më kryesorja është se kam informacione të sakta se ministri Stavileci së shpejti do të bëjë hapat e parë në drejtim të themelimit të këtyre organeve në këtë kombinat”, ka thënë ai.

Deputeti Qela tha se na presin sfida të mëdha në zbatimin e këtij ligji. “Por, nëse institucionet tona më të larta shtetërore janë të përgjegjshme dhe i ndërmarrin hapat e duhur, mendoj se kombinati ‘Trepça’ do të mundte që të bëhet sërish njëra nga shtyllat e zhvillimit ekonomik të Kosovës, por jo me namin e dikurshëm”, theksoi ai. Mirëpo, deputeti Qela tha se kombinati ‘Trepça’ mundet që sërish të jetë njëri nga faktorët e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Sipas tij, kjo mund të ndodhë me kushtin që nëse bordi menaxhues dhe bordi mbikëqyrës i këtij kombinati do të jenë në radhë të parë njerëz profesionalë dhe me një integritet moral, që të kenë guxim të marrin vendime të rëndësishme./kosova sot/