ARKATANA

Myrto Uzuni vazhdon shkëlqimin në Spanjë, shënon në barazimin e Granadas

/ 2 minuta lexim
HW

Myrto Uzuni po vazhdon me formën e lartë në La Liga 2.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të, Granada luajti baras në shtëpi me Ponferradinan, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2:2. Emri i Uzunit nuk kishte se si të mungonte në listën e golashënuesve.

Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 70-të nga penalltia. Për 27-vjeçarin ishte ky goli i tij i 19-të në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Reprezentuesi i Shqipërisë prin si golashënuesi më i mirë në La Liga 2. Ai ka edhe tre asistime.

United Hospital

Alberto Perea (90+6’) e shënoi golin tjetër për vendasit. Për mysafirët realizuan Alexandru Pascanu (78’) dhe Yuri (81’).

Granada pas këtij barazimi ka 55 pikë dhe renditet e katërta në tabelë, me pikë të njëjta me Levanten e pozitës së tretë. Eibar prin me 59 pikë, kurse në pozitën e dytë është Las Palmas me 58 pikë.

Në fund, dy skuadrat e para në renditje e sigurojnë direkt promovimin në La Liga, kurse skuadrat nga pozita tre deri në gjashtë luajnë në “Play-Off”. Fituesit e këzaj faze inkuadrohen gjithashtu në elitën e futbollit spanjoll.

Ndërkaq, Ponferradina ndodhet në pozitën e 19-të me 30 pikë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.