Fundamenti

Myrto Uzuni në formë jetësore, kontribuon me gol dhe asistim në fitoren e Granadas

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Myrto Uzuni po vazhdon me formën e lartë në La Liga 2, teksa sot udhëhoqi Granadan drejt fitores në udhëtim kundër Albacetes, në kuadër të javës së 32-të.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Carlos Belmonte” përfundoi me rezultatin 1:2, shkruan Gazeta Express.

Emri i Uzunit nuk kishte se si të mungonte në listën e golashënuesve. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 30-të për epërsinë fillestare të skuadrës së tij.

Për 27-vjeçarin ishte ky goli i tij i 20-të në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Reprezentuesi i Shqipërisë vazhdon t’i prijë listës si golashënuesi më i mirë në La Liga 2.

Pas golit, Uzuni asistoi te goli i dytë dhe i fitores për Granadan, që u shënua nga Ricard Sanchez, në minutën e 54-të. Ishte ky asistimi i katërt për futbollistin nga Berati.

Mobi Casa

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Higinio Marin, në minutën e 64-të.

Granada pas kësaj fitore ka 58 pikë dhe renditet e dyta në tabelë.

Në fund, dy skuadrat e para në renditje e sigurojnë direkt promovimin në La Liga, kurse skuadrat nga pozita tre deri në gjashtë luajnë në “Play-Off”. Fituesi i këzaj faze inkuadrohet gjithashtu në elitën e futbollit spanjoll.

Ndërkaq, Albaceste ndodhet në pozitën e gjashtë me 51 pikë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.