UBT

Myla Sinanaj: Po, kam bërë video pornografike – unë jam Kim e ardhshme!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Fatmire Sinanaj, e njohur me emrin artistik Myla, beson se videoja e saj seksuale do ta bëjë atë po aq të famshme sa Kim Kardashian.“Mua ndoshta nuk më pëlqen Kimi, por ajo ishte e mençur dhe është seksi, ndërsa unë i ngjaj shumë asaj, prandaj pse të mos e bëj një video dhe të fitoj miliona dhe të siguroj një shou real?”, ka thënë ajo për TMZ.

Vajza me origjinë shqiptare, e cila ka qenë në lidhje me ish-burrin e Kardashian, Kris Humphries, ka xhiruar një video pornografike me kompaninë Vivid Entertainment dhe shpreson se përmes saj do të bëhet e famshme.

UBT

Për më shumë, partneri që shfaqet në xhirimin e Mylas është shumë i ngjashëm me basketbollistin amerikan.

Kujtojmë që ishte pikërisht një video e tillë e lansuar po nga Vivid në vitin 2007 që e bëri të njohur Kim Kardashianin, e cila tash fiton miliona dollarë dhe është vazhdimisht nëpër kryetitujt e revistave për të famshmit. /Telegrafi/