ARKATANA

Myftiu Tërnava viziton Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef Tërnava i shoqëruar nga Sabri Bajgora, Resul Rexhepi, Kasim Gerguri, Vedat Sahiti dhe Islam Hasanaj vizitoi KBI-në në Gjilan ku u prit nga kryetari i këtij Këshilli Naim Aliu me bashkëpunëtorë.

Naim Aliu fillimisht shprehu konsideratën e tij më të lartë dhe falënderoi Myftiun për punën e tij të palodhshme, në mbrojtje të islamit dhe interesave të myslimanve të Kosovës. Njëherit e njoftoi Muftiun për gjendjen e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.

Hidromorava

Muftiu Tërnava duke uruar dhe dëshiruar sukses kryetarit te sapoemruar në KBI të Gjilanit premtoi përkrahje të vazhdueshme duke shprehur bindjen se do të keni sukses, normalisht nëse punoni pa përtesë, angazhohuni dhe jepni kontributin tuaj maksimal në dobi të vendit, të shoqërisë dhe rrethit ku jetoni. “Aty ku punohet, aty janë evidente edhe rezultatet. Vetëm bashkërisht mund të ecim përpara. Jini si një trup që duhet të punoni të bashkuar, në mënyrë vetëmohuese, për ta arritur qëllimin e përbashkët. Puna dhe aktiviteti në grup ju jep mundësi të bëni gjëra që nuk mund t’i bëni vet. Unë ju premtoj se do ta keni përkrahjen time çdo herë në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta” ka thënë Tërnava./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.