Fundamenti

Myftiu Tërnava uron Kurban Bajramin, fton për paqe e solidaritet

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar besimtarët myslimanë në prag të festës së Kurban Bajramit, duke bërë thirrje për paqe dhe solidaritet.

“Festat fetare te ne, në vazhdimësi kanë kultivuar begatitë shpirtërore para atyre materiale, urtësinë para euforisë, drejtësinë para zullumit, paqen para konfliktit e dhunës dhe solidaritetin e bamirësinë para koprracisë, ndaj, ne lutemi dhe urojmë që edhe ky Bajram të jetë në frymën e tillë”, ka thënë Tërnava.

Lexo Edhe:

Mënyrë natyrale për të rritur epshin tuaj në 30 sekonda

Presidentja Osmani dekretoi 48 gjyqtarë me mandat fillestar – Gazeta Expre…
Myftiu ka thënë se këtë vit kanë gëzim shtesë meqë iu mundësua besimtarëve që të shkojnë në vendet e shenjta me kapacitet të plotë, pasi që viteve e fundit s’ishte e mundur për shkak të pandemisë.

Eco Higjiena

“Më lejoni që në këtë ditë të madhe, në ditën e Arafatit, në prag të festës së Kurban-Bajramit, t’u drejtohem me urimet e përgëzimet më të mira për shëndet, harmoni e mbarësi, me shpresën dhe bindjen e fortë se në këtë festë të Kurban-Bajramit, do të përfitojmë nga begatitë dhe rahmeti i Krijuesit të Gjithësisë. Me këtë rast, në këtë ditë të madhe, kam kënaqësinë që në emër të Bashkësisë Islame, institucioneve të saj dhe në emrin tim, t’u bashkëngjitëm lutjeve e ibadeteve të besimtarëve myslimanë që sot janë në rrafshnaltën e Arafatit, ku të gjithë të veshur me petkun e bardhë – me ihrama, të barabartë e pa asnjë dallim, me çiltërsinë shpirtërore e me bindje dhe sinqeritet, kanë nisur kryerjen e obligimeve të haxhit”.

Mesazhet e festës së Kurban-Bajramit janë devotshmëria, barazia, sakrifica, flijimi e solidariteti, tha Tërnava.

“Lutjet, ibadetet, devotshmëria, përkushtimi e sakrifica që e karakterizojnë Kurban-Bajramin, me të gjitha ritualet e tjera, përfshirë edhe haxhin dhe kurbanin si dimensionet kryesore të kësaj feste, krijojnë një reflektim shpirtëror, që besimtarin e fisnikërojnë edhe më shumë, e bëjnë më human dhe më të dobishëm për rrethin dhe shoqërinë, sepse që të gjitha këto bëhen me emër dhe për hir të Zotit, tek i Cili arrin vetëm qëllimi dhe nijeti ynë i mirë pas obligimit që kemi. Në Kuranin fisnik, besimtarët myslimanë në këto ditë të caktuara feste, urdhërohen që të prenë kurban në emër të Zotit, porse dobitë e tij t’i përfitojnë kategoritë e shoqërisë dhe institucionet në nevojë”.

Ai tha se festat e dy Bajrameve, si për nga karakteri, po ashtu edhe për nga ndikimi, janë festat më popullore për besimtarët myslimanë, ngase në këto festa besimtarët si në asnjë rast tjetër, përjetojnë “shpirtërisht e emocionalisht afërsinë me Krijuesin, ngrohtësinë e familjes e farefisit, respektin e mirëkuptimin për tjetrin, ndihmën dhe përkrahjen për vëllain e për ata që kanë nevojë”.

“Me hair e mbarësi festa e Kurban-Bajramit!”, ka përfunduar Tërnava.