UBT

Myftiu Saqipi: Vokrri ishte “Maradona” dhe do të mbetet “Ikona” e futbollit shqiptar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lajmi i hidhur për vdekjen e papritur të legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, ish kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, mbushi pikëllim gjithë shqiptarët kudo qofshin ata, këndej e matanë Drinit, duke llogaritur edhe ata në diasporë e përtej Atlantikut.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, të ndjerin, dritë pastë, Fadil Vokrrin, e kanë pasur idol të futbollit, qoftë si lojtar fushe, qoftë edhe si drejtues të Federatës së Futbollit kosovar.

Shumë tifozë të kësaj Lugine, dikur nëpër stadiumet ish Jugosllave, mbushnin stadiumet, kurdo që adhuruesi i tyre Fadil Vokrri, merrte pjesë dhe tregonte shkathtësinë e një lojtari të përkryer.

ARKATANA

Jetapress, shkëput një deklaratë nga Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili e ka njohur nga afër të ndjerin Fadil Vokrri, duke e vlerësuar atë si “Maradona” shqiptare, i cili do të mbetet “ikona” e futbollit shqiptar.

“Historia e futbollit shqiptar ka dhënë një sportist të madh siç ishte Fadil Vokrri. Njerëzit që lënë gjurmë në histori, mbeten të pavdekshëm, ndërsa vdekja e natyrshme është krenari që ta përmbyll me nder historinë e suksesit me një mesazh të madh jetësor. Ne do ta kujtojmë për jetë e mot, duke i shpreh ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe miqve të tij, gjithkund e gjithkah, me lutjet në prag të këtij muaji të madh të agjërimit e festës së Bajramit: u preftë në paqe e Zoti e shpërbleftë me Xhehnet”, theksoi Myftiu Saqipi për portalin Jetapress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.