Fundamenti

Myftiu Saqipi, viziton xhaminë e rrënuar të Zemunit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të enjten e 1 qershorit, në Zemun, 12 km afër Beogradit, arriti për një vizitë Myftiu i Luginës Nexhmedin ef. Saqipi, zëvendës – reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, për të parë nga afër vendin e Xhamisë së rrënuar nga organet komunale, të shoqëruara me forca të shumta të xhandarmërisë dhe policisë.

Gjatë takimit me Hoxhën e Xhamisë së Zemunit, Emin ef. Zejnullahu, është biseduar për mënyrën se si të gjenden rrugët legale, që institucionalisht të ngritet objekti fetar, ë mënyrë që myslimanët e këtij vendbanimi t’i kryejnë ritet fetare normalisht pa penguar nga askush.

Hoxha i Xhamisë së Zemunit, Emin Zejnullahu e njoftoi Myftiun lidhur me ngjarjet para, gjatë dhe pas rrënimit të Xhamisë, takimet që ka zhvilluar me autoritet e komunës dhe planet për të ardhmen.

ARKATANA

“Në vendin ku janë vënë themelet e Xhamisë, jetojë rreth 600 myslimanë, të cilët dëshirojnë ta kenë një shtëpi të Zotit, ku ata do t’i kryenin lutjet dhe ritet e tjera fetare. Këtu në këtë lagje nuk ka asnjë shtëpi të legalizuar, bile edhe Kisha është ndërtuar pa rregullimin e dokumentacionit të legalizimit. Por, organet komunale të Zemunit, qëllimisht e gjetën kohën e fillimit të muajit të shenjët të Ramazanit për t’a rrënuar Xhaminë e për të na kthyer festën në hidhërim, tha Hoxha Emin Zejnullahu, gjatë bisedës me Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi.

Myftiu i Luginës Nexhmedin ef. Saqipi, zëvendës – reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, i siguroi Hoxhës së Zemunit, Emin Zejnullahut, se nuk do të mungoj angazhimi i tij, për gjetjen e zgjidhjes institucionale të ngritjes së Xhamisë, duke u bazuar në kompetencat që ka në nivel të Rijasetit për të ushtruar ndikimin e institucionit që përfaqëson te institucionet komunale të Zemunit dhe atyre shtetërore, që sa më shpejt të fillojnë punët rreth ngritjes së Xhamisë së rrënuar, njofton portali jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.