Eko Higjiena

Myftiu Saqipi, vizitoi të parin e Komunës së Preshevës z. Shqiprim Arifi

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Dje, Kryetari i Komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi, në rezidencën e tij, priti zyrtarisht një delegacion të lartë nga Meshihati i BIPBM-së, të prirë nga Myftiu Nexhmedin ef. Saqipii cili njëherit është edhe zëvëndës Reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, i shoqëruar nga kryetri i KBI-së së Preshevës, Granit Kamberi, kryetari i KBI-së në Bujanoc, Sedat Beqiri dhe sekretar i KBI-së së Preshëvës Jeton Osmani.

Gjatë këti takimi miqësor Myftiu Saqipi e njoftoj kryetarin Arifi, lidhur me situatën e rrjedhave të Bashkësisë Islame në Luginë të Preshvës dhe më gjerë, për funksionimin e Meshihatit të Luginës (BIPBM), për zgjedhjet e KBI-ve, që janë duke u zhvilluar në Komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në nivel të Meshihatit, duke e bërë të ditur se në Komunën e Preshevës për momentin funksionojnë 3 organizime , ku janë duke funksionuar si pasojë e përcarjeve dhe ndërhyrjeve të faktorëve të brendshëm dhe jashtëm: KBI-ja që është pranë Meshihatit të Luginës, KBI e BIK-ut të Kosovës dhe Mexhlisi i Këshillit të Meshihatit të Novi Pazarit.

FIDANISHTJA

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi, ishte i njohur për këto ndasi dhe situatën në përgjithësi, por premtoj se do ta kenë mbështetjen institucionale kur unifikohen dhe kur nga këto tri organizime fetare të bëhenj një unike. Gjithashtu, kryetari Arifi, shprehu gatishmërinë me gjithë ndikimin e tij qoftë në emër të institucionit, qoftë në emër të partisë që drejton, se do të angazhohet për unifikim, sepse tha vetëm të bashkuar, me tolerancë dhe mirëkuptim qytetarët e Luginës munden t’i relizojnë qëllimet e tyre shekullore, na presin sfida të reja, nuk kemi kohë të merremi me vetveten, u shpreh me bindje të thellë, kryetari Arifi.

Pas takimit Myftiu Saqipi dha një pronocim për media, duke e falënderuar kryetarin Arifi për kohën që kishte ndarë për realizimin e këtij takimi, përkundër kufizimeve kohore për shkak situatës pandemike, fushatës zgjedhore. Myftiu Saqipi dha një mesazh të qartë lidhur me zgjedhjet e 28 marsit për pushtet lokal, të cilat i vlerësoi lartë, duke kërkuar nga elektorati të dalin në zgjedhje, për ta kryer obligimin qytetar, gjithnjë në frymën e një fushate të qetë, tolerante dhe demokratike, njofton Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.