Myftiu Saqipi, vizitoi Kompaninë “MEDINVEST” – perspektivën e zhvillimit të Medvgjës

Koordinatori i shoqërisë civile Nexhmedin Saqipi, i cili njëherit është kryetar i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM) dhe z/vendës reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi me bashkëpunëtorët e tij: Ardita Behluli, drejtoreshë e Shoqatës së Gazetarëve “Etika” dhe Sevdail Hyseni, kryetar i Bashkësisë Kulturore “Perspektiva”, vizituan Sipërmarrjen “MEDINVEST” në Medvegjë, repartin e prodhimit të çorapeve, afaristin e suksesshëm dhe me eksperiencë italiane Muharrem Salihu.

Qëllimi i kësaj vizite miqësore ishte njohja për së afërmi me zhvillimet kulturore , fetare dhe veprimtaritë e tjera me interes në sferën e zhvillimit ekonomik, zvogëlimit të papunësisë dhe hapja e perspektivave për riinë e cila në mungesë të vendeve të punës është e shtrënguar ta braktisë vendlindjen.

Myftiu Saqipi, i cili njëherit është edhe koordinator i shoqërisë civile për Luginën e Preshevës, u inkurajua për sukseset e arritura të drejtuesit të Kompanisë Medinvest dhe planet e tij për investime të reja jo vetëm në Komunën e Medvegjës, por edhe në Bujanoc dhe Medvegjë.

Muharrem Salihu i njohur si Marko Muharremi, është një ekspert i fushës së turizmit dhe ekonomisë, i cili përveç biznesit të tij në Veneci të Italisë, në Shqipëri dhe së fundi edhe në Komunën e Medvegjës, është drejtues i Forumit për zhvillimin ekonomik të shqiptarëve në Serbi dhe një njohës i mirë e rrethanave ekonomike në vend dhe rajon.

Marko Muharremi, në vendlindjen e tij në Tupallë, ku mbaroi shkollimin fillor, ka ngritur një Pallat të Kulturës me një arkitekturë moderne, në të cilën parashihet ngritja e një amfiteatri dhe të një faltore për besimtarët e besimit Islam.

Muharrem Salihu, së shpejti pritet ta vizitojë Bujanocin dhe Preshevën për të shpalosur idetë e tij për një bashkëpunim të mirëfilltë me shoqërinë civile dhe ngritjen e urave të bashkëpunimit me organizatat e ndryshme me karakter ndërkombëtar, të përmendur për investime kapitale në rajonin e Luginës së Preshevës, si një rajon me ambient të volitshëm për investime, njofton Jetapress.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).