HW

Myftiu Saqipi vizitoi Ambasadën e Turqisë në Beograd

/ 2 minuta lexim
HW

Myftiu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nexhmedin ef. Saqipi, të hënën e 27 prillit, qëndroi për një vizitë me karakter pune në Ambasadën e Turqisë në Beograd.

Gjithashtu, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Turqisë në Beograd, ambasadori, Mehmet Kemal Bozaj, u njoftua për aktivitetet e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe rolin e saj pozitiv për zhvillimin dhe afirmimin e organizimit institucional të veprimtarive fetare në rajon.

Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, e njoftoi ambasadorin Mehmet Kemal Bozaj, për procesin e zgjedhjeve në kreun e Bashkësisë Islame në Serbi dhe kontributin, që po e jep BIPMB-ja në këtë drejtim.

Mobi Casa

Temë diskutimi mes Myftiut Saqipi dhe ambasadorit Mehmet Kemal Bozaj, ishte edhe çështja e arsimit fetar nëpër shkolla me mësim në gjuhën shqipe, pastaj rregullimi me ligj i statusit pensional i imamëve dhe shumë probleme të tjera me të cilat po ballafaqohet komuniteti mysliman në Luginë, Sanxhak dhe Serbi.

Në fund, bashkëbiseduesit u dakorduan për një bashkëpunim më të shpeshtuar ne mes këtij Institucioni të lartë fetar dhe Ambasadës së Turqisë në Beograd, njofto Qendra Informative e BIPBM-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.