GRANDEMALL

Myftiu Saqipi priti Myftiun e Bashkësisë Islame të Beogradit Mustafa ef. Jusufspahiq

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sot, Myftiu i Meshihtit të Bashkësisë Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegje H. Nexhmedin ef. Saqipi, me bashkëpunëtorët e tij, priti në një takim pune Myftiun e Bashkësisë Islame të Beogradit Muhamed ef. Jusufspahiq.

Qëllimi i kësaj vizite në mes të krerëve institucionalë të jetës fetare në Luginë të Preshevës dhe Serbi, ishte njohja për së afërmi e zhvillimeve politike, kulturore e fetare në vend dhe rajon, si dhe hapat që duhet ndërmarrur për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët pa dallime përkatësie kombëtare, racore dhe fetare.

Mobi Casa

Myftiu Saqipi e njoftoi Myftiun Mustafa Jusufspahiq për zhvillimet fetare në Luginë të Preshevës dhe përgatitjet që janë duke u bërë në prag të zgjedhjeve të reja në Rijaset dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në mes Meshihateve dhe Bashkësive fetare në shtetet fqinje.

Myftiu Mustafa Jusufspahiq, i cili është z/kryetar i Bashkësisë Islame në Serbi, e përgëzoi homologun e tij për kontributin që po e jep në kultivimin dhe afirmimin e tolerancës, paqes, stabilitetit e bashkëjetesës multietnike në rajon, njofton Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.