FIDANISHTJA

Myftiu Saqipi, priti klerikët fetarë të forcave ushtarake ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, të martën e 19 qershorit, në Xhaminë e Re, të Tërnocit, në rezidencën e tij, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, pati kënaqësinë të jetë nikoqir i delegacionit nga radhët e klerikëve fetarë të Gardës Kombëtare nga Ohajo e Amerikës dhe kreu i shërbimit fetar të Forcave të Armatosura serbe.

Për zhvillimet e përgjithshme në Luginë të Preshevës, e me theks të veçantë në fushën e veprimtarive fetare, Myftiu Saqipi, nga afër e njohu delegacionin e prirë nga prifti kryesor ushtarak i Gardës Kombëtare nga Ohajo, Koloneli Andrew Aquino dhe nënkoloneli ortodoks James Seizmor, si dhe kreun e shërbimit fetar të Forcave të Armatosura serbe, kolonel Sasha Milutinoviq, priftin ndihmëskolonel Goran Sandiq dhe ndihmësin e kryeshefit Goran Jokanoviq.

“Misioni im paqësor 30 vjeçar, për të ngritur ura bashkëpunimi, për të kultivuar ndjenjën e tolerancës dhe fqinjësisë së mirë, është moto e aktiviteteve jo vetëm në sferën e shërbimit fetar, por edhe politik, kulturor dhe arsimor. Këtë kurs të veprimtarisë nuk e kam ndryshuar as në kohë konfliktesh e as në kohë paqeje. Kam thënë disa herë dhe prapë e përsëris se paqen e ndërtojnë njerëzit paqësorë, ata që e kanë për ideal paqen e jo ata që kanë luftuar dhe janë të përfshirë në afera kriminale. Konkretisht, ata që e kanë krijuar ferrin, nuk mund ta ndërtojnë parajsën”, u shpreh Myftiu Saqipi, gjatë takimit miqësor me krerët ushtarakë fetarë nga Ohajo dhe Beogradi.

Mobi Casa

Jetapress, mëson se Myftiu Saqipi, mysafirët ndërkombëtarë i njoftoi edhe për Tërnocin, njërin nga vendbanimet më të mëdha shqiptare në rajon, i cili përkundër propagandës së shtypit të verdh, ka reflektuar gjatë periudhave të ndryshme kohore, maturi politike, kulturë ndërfetare dhe fqinjësi të mirë.

Në fund të këtij takimi, të dy palët u ndanë të kënaqur me rrjedhat e bisedave, duke siguruar që këso takimesh të ketë edhe në të ardhmen, në favor të proceseve paqësore, pa të cilat nuk ka stabilitet politik dhe ekonomik, njofton jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.