Hidromorava

Myftiu Saqipi: Paqja nuk nNdërtohet me Kërcënime, shantazhe dhe manipulime

/ 4 minuta lexim

Shtrembërimi, instrumentalizmi dhe keqinterpretimi, i idesë së korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, duke krijuar një rrëmujë politike në këto dy shtete sovrane, në prag të bisedimeve finale të Brukselit, kanë ngritur shqetësimin dhe njëkohësisht edhe reagimin e njeriut të parë të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe zëvendësreis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi.

Myftiu Saqipi, i cili njihet edhe më herët për tonet e tij kritike ndaj dukurive negative të skenës politike, e cila për interesa të ngushta partiake dhe pushtetare, nuk është e denjë të përballet fenomenet e bllokimit të proceseve integruese në ndërtim të paqes, dialogut, tolerancës dhe mirëkuptimit.

Në një prononcim për Portalin Informativ Jetapress, Myftiu Saqipi u shpreh se “Paqja nuk ndërtohet me kërcënime, shantazhe dhe manipulime. Këto vlera të larta njerëzore, nuk bënë të manipulohen për qëllime politike, duke krijuar përçarje, hasmëri, mosunitet, ngërç politik e kolaps ekonomik. Ideja për korrigjimin e kufijve ne mes Kosovës dhe Serbisë, në fazën finale të dialogut të Brukselit, u keqkuptua nga ata që vuajnë nga inatet dhe ambiciet e paskrupullta për pushtet qoftë në Prishtinë e qoftë në Beograd. Deklaratat e pamatura politike të disa zyrtarëve politikë e institucionalë shqiptaro-serbë, kanë nxitur debate dhe polemika të panevojshme për çuarjen përpara të proceseve paqësore në ndërtimin, zhvillimin dhe afirmimin e raporteve të mundshme ndërfqinjësore, ndërshtetërore e ndërajonale.

Gjithashtu, Myftiu Saqipi, në reagimin e tij, lidhur me zhurmërinë politike të krijuar rreth korrigjimit të kufijve, duke manipuluar me ndjenjat e qytetarëve, nuk i kontribuon paqes e aq më pak Kosovës, që ka më së shumti nevojë për unitet, përparim kombëtar e qytetar, e posaçërisht Luginës së Preshevës, e cila pret një zgjidhje nga këto procese e jo të bie pre e provokimeve për interesa të ndryshme politike.

UBT

Duke dalë me opsione të ndryshme karshi idesë për korrigjim kufijsh, si ajo e Rezolutës për Luginën e Preshevës, reciprocitetit, statusit speciale, apo ndonjë formë tjetër e iniciativave anësore, për të devalvuar e bllokuar nismën e presidentit Thaçi në rrugën e çuarjes së Luginës në Bruksel, nuk i zgjidhin problemet e grumbulluara me vite, por përkundrazi i komplikojnë ato.

Në këtë drejtim, gjërat po i politizojnë deri në ekstremitet edhe deklaratat irituese, luftënxitëse të disa zyrtarëve të Beogradit, të cilët me praktikën e vjetër të presioneve ndaj liderëve politikë e institucionalë në Luginë të Preshevës, kërkojnë nga ata që problemet e tyre t’i shtrojnë dhe t’i zgjidhin përmes Beogradit zyrtar.

Është qesharake, absurde e madje naive tu besohet këtyre zërave politikë që vijnë nga Beogradi, kur dihet se prej vitesh shqiptarët kërkojnë të drejtat më elementare njerëzore të garantuara edhe nga vet Kushtetuta e Serbisë, e të cilat edhe sot nuk i kanë, duke filluar nga e drejta për shkollim, punësim, integrim, rregullim me ligj të simboleve kombëtare e të dygjuhësisë e deri te ekzistenca njerëzore.

Me këto probleme artificiale që po krijohen nga Prishtina dhe Beogradi, për të minimizuar, devalvuar dhe bllokuar idenë e korrigjimit të kufijve, në favor të gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme për të dy palët me konflikte qindrashekullore, më shumë ia zgjasin jetën varfërisë, korrupsionit, papunësisë, migrimit etj. duke thelluar më shumë ngërçin politik dhe kolapsin ekonomik, thuhet, midis tjerash në reagimin e Myftiut Saqipi, njofton Jetapress.