UBT

Myftiu Saqipi, nikoqir i pritjes së delegacionit të Ligës Arabe Botërore në Beograd

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Drejtuesit e Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, të prirë nga reisi Sead ef. Nasufoviq dhe zëvendësi Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, Myftiu i Beogradit Mustafa ef. Jusufspahiq, Myftiu i Sanxhakut Senad ef. Halitoviq, kanë pritur zyrtarisht në Beograd, gjatë një vizite tre ditore, delegacionin e lartë të Ligës Arabe Myslimane, të kryesuar nga dr. Muhamed bin Abdulkerim El Isa.

Delegacioni i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, në krye me reisin Nasufoviq dhe z/reisin Myftiun Saqipi, patën nderin dhe kënaqësinë ta shoqërojnë krerët e Ligës Botërore Myslimane, gjatë takimeve me zyrtarët e lartë shtetërorë dhe fetarë të Serbisë.

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arbe Botërore dr. Muhamed Bin Abdulkerim El Isa, i shoqëruar nga përfaqësuesit e Rijasetit, u prit nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili e vlerësoi lartë vizitën e delegacionit arab dhe misionin e tyre në promovimin e tolerancës, dialogut ndërfetar e të drejtat dhe liritë fetare në Serbi. Ai, gjithashtu, përshëndeti takimin e dr. El Isa me Patriarkun Irinej, të Kishës Ortodokse në Serbi.

Shkëlqesia e tij, dr. Muhamed Bin Abdulkerim El Isa , zhvilloi një takim edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili theksoi se Republika e Serbisë, është shumë e vëmendshme dhe kujdeset për ruajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të pozitës së komunitetit mysliman.

Po ashtu, në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Serbisë dhe Bashkësinë Islame të Serbisë, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Botërore Myslimane dr. El Isa, u takua edhe me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Republikës së Serbisë – Rasim Lajiq, si dhe me Drejtorin e Drejtorisë për Bashkëpunim me Kishat dhe Komunitetet Fetare të Republikës së Serbisë – Milet Radojeviç.

Ministri Lajiq, përshëndeti të ftuarin e nderuar dhe theksoi se ai vlerësoi përpjekjet dhe përpjekjet e Rabita dhe Sekretarit të Përgjithshëm të saj, duke shtuar se “bashkëpunimi i Republikës së Serbisë me vendet islamike është në një nivel të lartë, me bindjen se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

Fundamenti

Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Serbi, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Botërore të Myslimanëve, Dr. Muhamed Bin Abdulkerim El Isa, së bashku me nikoqirët e tij nga Rijaseti i Bashkësisë Islame në Serbi, u takuan me Kryetarin e Kuvendit Republikan të Serbisë, Maja Gojkoviq, për të biseduar rreth zhvillimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe duke nxitur tolerancën, dialogun ndërfetar dhe promovimin e vlerave kulturore në përgjithësi.

Në mbrëmjen e 6 shkurtit, në Hotelin “Hajat”, në Beograd, Rijaseti i Bashkësisë Islame në Serbi dhe Liga Botërore Myslimane, organizuan tryezën e rrumbullakët: “Kishat tradicionale dhe komunitetet fetare në një mision paqeje”, në të cilën morën pjesë përfaqësues të shumtë nga jeta institucionale e shoqërore në Serbi, si dhe diplomatë kryesisht nga vendet islamike.

Shkëlqesia e tij, Dr. El Isa, foli për përvojën personale në shumë vite punë për të promovuar paqen, bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare, por, tha ai, se nuk ka ndërmend tu mbaj leksione të tjerëve, por të shkëmbejë përvoja dhe të mësojë diçka të re.

Vlen të ceket se gjatë vizitës së Sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arbe Botërore dr. El Isa në zyrën e Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, u zhvillua një takim tepër miqësor dhe konstruktiv. Meqë ishte vizita e parë historike e Dr. El Isa, në Rijaset, ai u dekorua në shenjë bashkëpunimi me Mirënjohje, nga ky institucion i lartë fetar në Serbi.

Shkëlqesia e tij, Dr. El Isa, gjatë të premtes, pati kënaqësi që së bashku me shoqëruesit e tij ta falë xhumanë në Xhaminë më të vjetër të Beogradit “Xhamia e Bajrakut”, ndërsa si muezin i kësaj dite të madhe për besimtaret ishte Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi. Gjithashtu, vlen të ceket se së shpejti në Serbi, me iniciativë të Sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arbe Botërore dr. El Isa, dhe me mbështetjen e Presidentit të Serbisë, do të mbahet një konferencë ndërkombëtare për liritë fetare, të ftuar nga gjithë bota./Jetapress/Sevdail Hyseni/