Fundamenti

Myftiu Saqipi, në ndarjen e çmimit nga presidenti Tramp, dhënë kryetarit të BFI-së Reisul Ulema Sulejman ef. Rexhepi

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Dje, në Shkup, një ambient solemn e miqësor, u bë ndarja e çmimit “Për arritje jetësore” nga Presidenti i SHBA-ve, z. Donald Tramp, i cili ka dekoruar kryetarin e BFI-së Reisul Ulema Sulejman ef. Rexhepi nga Maqedonia.

Në këtë eveniment të lartë merrnin pjesë përfaqësues nga jeta politike e diplomatike nga Maqedoni, Kosova, Shqipëria e përfaqësues ambasadash të ndryshme të akredituara në Maqedoni.

Ceremonia e ndarjes së Mirënjohjes nga shteti më i madh në botë Amerika, i bashkoi krerët politikë, institucionalë shqiptarë e ndërkombëtarë, si edhe krerët institucionalë fetarë: Myftiun nga Kosova Naim ef. Tërnava, Myftiun nga Lugina Nexhmedin ef. Saqipi dhe Reisul Ulema Sulejman ef. Rexhepi nga Maqedonia.

Mirënjohjen e presidentit amerikan efendi Rexhepit ia dorëzoi Otto von Feigenblatt profesor i Universitetit Global të Floridës, lobuese dhe shpalosi kryesor i biografisë dhe bibliografisë së efendi Rexhepit në Senat e Kongres.

Një ndër personalitetet tona që tashmë ka bërë emër në vepra të mira pa dyshim që është Reisul Ulema i BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili, ka një CV jashtëzakonisht të pasur me vepra të mira të cilat do t’i lakmonte çdo njeri me shpirt human.

Sot, H. Sulejman ef. Rexhepi është një personalitet i nderuar dhe i respektuar, i dashur e i çmuar, i njohur e i vlerësuar si kontribues i madh në shumë sfera që sigurojnë jetë të lumtur, të paqtë e të mbarë për tërë njerëzimin.

Mobi Casa

Ky virtyt i këtij personaliteti kombëtar e fetar, bëri që këto ditë të tubohen personalitete të ndryshme nga vendi e nga jashtë, personalitete fetare dhe nga bota politike, akademike e diplomatike, nga bota mediale e nga shoqëria civile, afaristë dhe përfaqësues të lartë të veteranëve të UÇK-së, dhe në një eveniment të rrallë, të përcjellin dekorimin e Reisul Ulemasë së BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepin i cili vlerësohet me Mirënjohjen për të arriturat jetësore nga Presidenti amerikan, z. Donalt Tramp!

Me këtë rast, gjatë dorëzimit të Mirënjohjes, profesor Otto von Feigenblatt do të nënvizojë se është një kënaqësi e veçantë dhe nder i madh që gjendet në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë ku përcjell Çmimin e personalizuar të Presidentit Amerikan për figurën fetare e kombëtare i cili aq shumë ka bërë dhe ka kontribuar për të mirën e popullit të vet dhe të shoqërisë në vend, në rajon e në përgjithësi, siç është Reisul Ulema i BF-së, H. Sulejman ef. Rexhepi. “Ky Çmim është ndarë edhe në të kaluarën, për.

Para të pranishmëve foli edhe z. Ylli Paja, përfaqësues për Ballkan i Akademisë së Shkencave Sociale të Floridas, i cili nënvizoi se të flasësh për figurën e Sulejman Rexhepit duhet të dish se flet për një figurë i cili gjithmonë do të jetë i nderuar. Për të arritur te ky Çmim, pa dyshim që më duhet të shpreh falënderime të veçanta edhe për mikun tim, Ferdinand Samarxhi, i cili pa rreshtuar na ka folur dhe na ka bindur se, nëse ka njeri në rajon i cili aktualisht e meriton një çmim të këtillë kaq prestigjioz, pa tjetër që ai është zotëri Sulejman Rexhepiu. “Shkupi është një Jerusalem i vogël, është një vend ku shqiptarët më së miri mund t’i shprehin vlerat e veta njerëzore e shpirtërore, vend ku kanë shumëçka për të ndarë dhe për të kontribuar për bashkëjetesë të lumtur me të gjithë, me popullin maqedonas dhe me popujt e tjerë”, u shpreh profesor Paja.

Në fund u shtrua edhe një koktej i sponzoruar enkas për këtë rast nga pronari i “Maraj dooel”-Shkup, z. Enver Demiri.

Për Jetapress, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, deklaron se ky çmim nga presidenti amerikan është një mirënjohje jo vetëm për mikun tim Sulejman ef. Rexhepi, por për gjithë shqiptarët, të cilat kanë kontribuar për paqe, tolerancë fetare dhe stabilitet. Për këto vlera të larta njerëzore janë të përmendur edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, për të cilët ka një respekt të madh populli amerikan dhe institucionet e tij shtetërore, njofton jetapress