ARKATANA

Myftiu Saqipi, mori pjesë në pritjen e një delegacioni të lartë të Arabisë Saudite

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në ambientet e Bashkësisë Islame të Serbisë, në Beograd reisu-l-ulema Sead ef. Nasufoviq dhe zëvendësi i tij Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, pritën një delegacion të lartë të mbretërisë së Arabisë Saudite, në ballë me sheikun Abdulaziz Muhamed Al Hamdanom – ndimësministër për çështjet islamike dhe vakëfe.

Bashkëbiseduesit, zhvilluan një bisedë të hapur dhe të ngrohtë miqësore, duke theksuar se është më se i nevojshëm uniteti – ashtu si në botë edhe në territorin e Republikës së Serbisë. Ata, gjatë këtij takimi, u pajtuan se është thelbësore të jetosh dhe me këtë të përfaqësosh Islamin, ashtu siç na mësoi Profeti alejhis-selam, i një rrugë e përmbajtur dhe moderne, pa ekstremizëm.

FIDANISHTJA

Takimi u ndoq nga Myftiu i Beogradit Mustafa ef. Jusufspahiq, Myftiu i Luginës së Preshevës Nexhmedin ef. Saqipi, këshilltarët e ministrit për çështjet fetare Muhamed Ahmed Al Faifi dhe sheiku Halid Abdulrahman Al Shetri, atashe për çështjet fetare në ambasadën e mbretërisë Saudite në Bosnje Muhamed Hasani dhe këshilltari në kabinetin e deputetit për çështje fetare – Bandar Naif Almhajmani.

Në këtë takim të nivelit të lartë ndërkombëtarë, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, në cilësinë e nikoqirit të lartë në pritjen e delegacionit nga mbretëria e Arabisë Saudite në Beograd, në ballë me sheikun Abdulaziz Muhamed Al Hamdanom dhe misionarë të tjerë për çështje fetare dhe vakëfe, pati rastin dhe kënaqësinë të bisedoj për Luginën e Preshevës, e cila ka nevojë për ndihmën e vendeve arabike, për shumë sfera të veprimtarisë njerëzore, duke u ofruar bashkëpunim të ndërsjellë dhe takime të përbashkëta, jo vetëm në Beograd e Sarajevë, por edhe në Luginë të Preshevës, njofton Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.