ARKATANA

Myftiu Saqipi, mori pjesë në Akademinë solemne kushtuar Vitit të Ri Islam “Hixhri 1441” në Maqedoninë e Veriut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në mbrëmjen e të enjtes së 19 shtatorit, në Shkup, me anë të një akademie solemne në objektin e Filarmonisë, Bashkësia Fetare Islame (BFI) e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka shënuar ndërrimin e vitit kalendarik Islam “Hixhri 1441”, që lidhet me shpërnguljen e profetit Muhammedi (a.s) nga qyteti i Mekës drejt Medinës.

Në mesin e përfaqësuesve të shumtë nga jeta fetare në Maqedoninë e Veriut dhe rajoni, si dhe personalitetet nga jeta politike dhe shoqërore në vend, në këtë Akademi solemne ishte i pranishëm edhe Myftiu nga Lugina e Preshevës Nexhmedin ef. Saqipi, njëherit zëvendës Reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi.

Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi, duke folur para të pranishmëve për Vitin e Ri Islam iu referua myslimanëve të botës për unitet mes tyre.

“Uniteti është ajo që sot më së shumti u duhet myslimanëve në botë, sepse uniteti ruhet dhe zhvillohet duke ushqyer respekt dhe dashuri të ndërsjellë”, tha midis tjerash Myftiu Rexhepi duke shtuar se “vetëm përmes ruajtjes, kultivimit dhe zhvillimit të atyre vlerave islame që u ngritën në rrethinën e ndritshme”

Në fund të programit kushtuar Vitit të Ri Islam, BFI ndau mirënjohje dhe çmime personaliteteve të çmuara në fusha të ndryshme.

Eco Higjiena

Vlen të ceket se “Hixhret” nga fjala arabe nënkupton shpërnguljen e Profetit Muhamed (a.s) dhe pasueseve të tij nga Meka në Medinë, në vitin 622 të kalendarit gregorian. Myslimanët e rajonit në mënyra të ndryshme e shënojnë ndërrimin e viteve sipas Hixhrit.

Nëpër xhamitë lexohet Kurani dhe përgatiten programe të veçanta dhe ligjërata në lidhje me ngjarjen e Hixhrit.

Shpërngulja e Profetit Muhammed (a.s) dhe myslimanëve të parë nga Meka në Medinë, Hixhreti, është pikënisja e llogaritjes së kalendarit mysliman, ndërsa kjo ngjarje historike nënkupton fillimin e epokës së tyre.

Viti sipas Hixhrit zgjat rreth 354 ditë, përbëhet prej 12 muajsh dhe për njëmbëdhjetë ditë është më i shkurtër se kalendari diellor, njofton Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.