Hidromorava

Myftiu Saqipi: Mjaft më me kërcënime, shantazhe e provokime!

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Z/reisi i Rijasetit të Serbisë, kryetari i BIPBM-së Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, lidhur me gjendjen e acaruar politike midis Kosovës dhe Serbisë, lëshon zërin e arsyes, duke reflektuar paqe, stabilitet, mirëkuptim dhe mirëqenie fqinjësore. Myftiu Saqipi, fton qeveritë e dy shteteve sovrane, të lirohen nga sindromi i ngarkesave euforiste, në favor të një klime të volitshme për paqe e stabilitet në rajon.

“Mjaft më me kërcënime, shantazhe, spekulime, urrejtje, ofendime e provokime, se na çmendët! Jam i bindur se populli shqiptar dhe ai serb, janë lodhur e mërzitur me këto veprime aventureske dhe presin nga liderët e tyre, t’i ulin tensionet dhe të kontribuojnë për paqe. Ne jemi dëshmitarë se çfarë na solli lufta e fundit e si u ndamë nga ato të më hershmet!”.

Në vazhdim të mesazhit të tij paqësor Myftiu Saqipi, bën apel për dialog, si formën më të mirë për çtensionimin e situatës së trazuar këndej e matanë kufirit shqiptaro –
serb, me bindjen se nuk janë shterur veprimet e matura e të pjekura politike, për ta nxjerr rajonin nga një ngërç politik e kolaps ekonomik.

HW

“Në këtë drejtim nuk duhet të rri duarkryq bashkësia ndërkombëtare e cila qe 18 vjet ka investuar për të mbjell paqe e stabilitet në këtë rajon deri dje të përfshirë nga luftërat e përgjakshme, që pasojat e tyre edhe sot po i ndien, prek e heq shoqëria shqiptaro – serbe. Popujt e Ballkanit janë ngop me gjak e luftëra, ata nuk e meritojnë edhe njëherë t’i kthejnë prapa skenat e trishtuara të historisë tragjike”, thekson Myftiu Saqipi.

Gjithashtu, në mesazhin e tij të paqes Myftiu Saqipi, nuk lë pa përmendur edhe kohën e zgjedhjeve presidenciale në Serbi, e ndoshta edhe ato parlamentare në Kosovë, të cilat po i motivojnë politikanët të përfitojnë nga këto situata të trazuara për poena politikë, të cilët nuk i shkojnë për shtati krijimit të një ambienti të shëndetshëm paqësor.

“Ikonat fetare, ashtu si freskat religjioze, janë të shenjta. Ato, nuk bënë të keqpërdoren për fushata propagandistike politike e aq më pak për ta dekoruar një tren si ky i fundit, që deshi të hyj në Kosovë ilegalisht. Askush nuk e konteston lëvizjen e lirë të mallrave, makinave dhe njerëzve mes kufijve shtetëror e as nuk është për ngritje muresh e istikamesh mes popujve. Merrni si shembull Luginën e Preshevës e cila falë një kulture e gjeturie politike, ka arritur t’i ikë skenareve nga më të kobshmet që di t’i pjell mendja e njeriut të sëmur patologjikisht. Ndaj, ne na duhen ura bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe afrimi ndërnjerëzor”, thuhet në apelin për paqe të , Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi./jetparess/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.