United Hospital

Myftiu Saqipi, merr pjesë në ceremoninë festive të Ambasadës së Kuvajtit në Beograd

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të premten e 22 shkurtit, në Hotel Hajat, të Beogradit, me rastin e shënimit të ditës së shtetësisë së Kuvajtit, nga Ambasada e këtij shteti të akredituar në Beograd, me ftesë zyrtare mori pjesë Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi.

Në këtë solemnitete të lartë shtetëror merrnin pjesë zyrtarë të lartë nga institucionet e Serbisë, Ambasadorët e shteteve të ndryshme në Beograd dhe personalitete të ndryshme nga jeta politike dhe diplomatike nga vendi dhe jashtë tij.

Myftiu Saqipi, pati rastin të takojë ambasadorë të ndryshëm të shteteve të akredituara në Beograd, duke llogaritur edhe ambasadorin e shtetit shqiptar Ilir Boçka.

Fundamenti

Po të njëjtën ditë sipas burimeve informative të Jetapress-it, Myftiu Saqipi, në cilësinë e zëvendës Reisit, pati nderin dhe kënaqësinë të jetë nikoqir i një delegacioni të lartë nga Parlamenti i Turqisë, të shoqëruar nga Mushaviri i Ambasadës turke në Beograd, Dr. Fatih Juxhel.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Beograd, Myftiu Saqipi, vizitoi shqiptarët që punojnë dhe veprojnë në Pançevë të Vojvodinës, duke mbajtur gjallë lidhjet e takimeve të shqiptarëve të Luginës me ata, të cilët jetojnë thellë në zonat e Serbisë dhe Vojvodinës. Myftiu Saqipi, falënderon veprimtarin e shquar të Amzës Shqiptare, Agron Kajdomqaj, i cili e shoqëroi gjatë vizitës së tij në Pançevë dhe rrethinë, njoftoj Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.