Hidromorava

Myftiu Saqipi: Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit priti një delegacion të lartë komunal e shtetëror

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sot, Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, kryetar i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe njëherit zëvendës reis i Rijasetit në Serbi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, priti një delegacion të lartë komunal e shtetëror të prirë nga kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, deputeti popullor Fatmir Hasani dhe kryetari i Këshillit Nacional, Ragmi Mustafa.

Qëllimi i kësaj vizite ishte përgëzimi për Myftiun Saqipi, lidhur me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke shpresuar se ky muaj do të jetë shkollë e edukimit, pastrimit, emancipimit, lartësimit shpirtëror, si dhe i fuqisë, bukurisë, solidaritetit dhe mirësisë.

Uji Dea

Gjatë këtij takimi Myftiu Saqipi, tha se “Këtë muaj besimtarët islamë, anë e kënd botës e presin me kënaqësinë më të madhe, sepse agjërimi i shndritë zemrat e besimtarëve dhe i ngritë në shkallën më të lartë të devotshmërisë, duke largon nga zemra zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe përtacinë. Andaj, sot, tha Myftiu në vazhdim “kush ka nevojë më tepër se ne shqiptarët për pastrim shpirtëror, për qëndrueshmëri, durim, mbisundim mbi epshet, për çlirim nga kolonizimi shpirtëror, për stabilitet, paq dhe harmoni, si dhe marrëdhënie të mira në mes etniteteve”.

Po ashtu edhe krerët institucionalë të Luginës së Preshevës, u dakorduan me Myftiun Saqipi, se muaji i bekuar i Ramazanit, është muaj i tolerancës, mirësisë, dashamirësisë, sakrificës, paqes e solidaritetit, njofton Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.