Fundamenti

Myftiu Saqipi, me rastin e festës së Fitër Bajramit, priti solemnisht një delegacion të lartë institucional lokal dhe qendror

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sot, me rastin e festës së Fitër Bajramit, Myftiu i Luginës së Preshevës Nexhmedin ef. Saqipi, priti zyrtarisht në rezidencën e tij, një delegacion të lartë institucional në krye me prefektin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, pastaj kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa, deputeti popullor në Parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani, kryetari i Degës së PVD-së, dr. Burhan Halili, kandidati i mundshëm për kryetar komune në Bujanoc, Driton Rexhepi dhe anëtari i kryesisë së PVD-së Gafurr Fazliu.

Gjatë pritjes së ngrohtë miqësore Myftiu Saqipi, i njoftoi të pranishmit me veprimtaritë e këtij institucioni të lartë fetar lidhur me organizimin e festës së Fitër Bajramit dhe zhvillimet e tjera gjatë muajit të shenjtë të agjërimit, duke falënderuar krerët institucionalë për betejën e përbashkët kundër pandemisë së Koronavirusit.

Uji Dea

Gjithashtu, i pari i Komunës së Bujanocit z. Kamberi dhe bashkëpunëtorët e tij, e falënderuan Myftiun Saqipi për bashkëpunim në realizimin e kërkesave të qytetarëve, sidomos në kohën e pandemisë, përmes solidaritetit dhe veprimeve të tjera në mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve, konform rekomandimeve të institucioneve të larta të shëndetësisë.

Në fund, Myftiu Saqipi i dhuroi delegacionit nga një Kur’an, në shenjë respekti dhe bashkëpunimi, gjithnjë duke shprehur gatishmëri që në të ardhmen takimet e tilla të jenë më të shpeshta, jo vetëm për festa fetare, njofton Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.