Mobi Casa

Myftiu Saqipi fton Myftiun Tërnava të vijë ta falë Namazin e Bajramit në Luginë të Preshevës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe zëvendës reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, ka apeluar te institucionet më të larta në Kosovë, që t’ua mundësojnë besimtarëve myslimanë faljen e Namazit të Fitër Bajramit, ashtu siç bëjnë vëllezërit e tyre në Sanxhak dhe Luginë të Preshevës.

“Është krejtësisht normale të kujdesemi për shëndetin në këto rrethana aktuale në të cilën ndodhemi gjatë pandemisë, duke i pasur parasysh akoma rrezikun që na kanos virusi i padukshëm, mirëpo me një mirëkuptim të institucioneve të larta, që merren me mbrojtjen e shëndetit publik, duhet gjetur forma e mënyra të përshtatshme për faljen e Namazit të Fitër Bajramit, që po na ofrohet gjatë këtij vikendi”, thuhet, midis tjerash, në Apelin e Myftiut Saqipi.

Ai, në vazhdim, tha se është e papranueshme, madje e pakuptueshme, që besimtarëve myslimanë në shtetin fqinj të Kosovës, i cili ka pasur më shumë dëme nga kjo pandemi botërore, t’ua lejoj organizimin e faljes së Namazit të Bajramit, në përputhje me rregullat dhe rekomandimet, të cilat i ofron institucioni i lartë fetar për t’ua mundësuar hapjen e dyerve të Xhamive, për t’ua lehtësuar ditën e Bajramit.

FITORJA

Gjithashtu, Myftiu Saqipi, apelon te Qeveria Kurti në detyrë, që ato veprime të cilat ua lejon aktivistëve për organizimin e protestave, mos t’ua mohoj besimtarëve myslimanë organizimin e faljes së Namazit të Fitër Bajramit, në ambiente të hapura, kuptohet sipas udhëzimeve të cilat Bashkësia Islame e Kosovës, do t’i ofronte për mes një Vendimi, rreth mënyrës së organizimit me disa reduktime, gjithnjë duke respektuar distancën dhe masat tjera mbrojtëse.

Në fund, Mytiu Saqipi, tha se në Luginë të Preshevës, të gjitha xhamitë janë të hapura, për t’i kryer ceremonitë fetare me disa reduktime për myslimanët, kudo qofshin ata, madje edhe përtej kufirit, duke llogaritur edhe Myftiun Naim Tërnava të vijnë e ta falin Namazin e Fitër Bajramit në Luginë të Preshevës, njofton Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.