UBT

Myftiu Saqipi: Deklaratat e Jusufspahiqit rreth Kosovës janë personale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deklarata e Myftiut nga Beogradi, Mustafa Jusufspahiq, dhënë në formë interviste në një gazetë serbe se Kosova është Serbi, pastaj Kosova është djep i Serbisë, e kështu me radhë, ka nxitur reagimin e menjëhershëm edhe të Myftiut të Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, zëvendës reis i Rijasetit të Serbisë.

“Këtë që ka thënë Myftiu Jusufspahiq për Kosovën, nuk përbën qëndrimin e Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbise, por është, thjesht, një deklaratë e tij personale. Mediumet serbe e veçmas ato për krah qeverisë serbe, siç i quajmë ndryshe shtypi i verdhë, janë të motivuara dhe të prirura për afera të tilla, duke nxitur debate, polemika dhe reagime për diçka që tashmë i takon së kaluarës. Politizimi i fesë për poena të lirë politik, nuk i shërben askujt e aq më pak një politike siç është ajo e Beogradit e cila e mban veten në pushtet me sloganet tashmë demode: “Kosova është Jerusalemi i Serbisë”, “Kosova është Serbi”, “Kosova është shpirti, zemra dhe djepi i Serbisë” e të tjera shprehje, të vjetruara dhe provokative”, i tha Myftiu Saqipi, portalit informativ jetapress.

FIDANISHTJA

Gjithashtu Saqipi u shpreh se: Riaseti i Bashkësisë Islame është organi më i lartë i Bashkësisë Islame në Serbi i cili përbahet prej tre Meshihateve, Meshihati i Beogradit, Meshihati i Sanxhakut dhe ( BIPBM ) Luginës së Presheves. Në Rijaset kurrë nuk diskutohen këto tema , qendrimi i jonë është që feja të mos përzihet në politikë dhe politika në fe, që sa më shpejtë të normalizohet jeta, të mbizotëron paqa, mirëkuptimi dhe dialogu. Per ta ndertuar paqen duhet punë dhe angazhim e jo të merrimi me këso shprehje e slogane të demoduara, që mjerisht politika ditore dhe mjetet e informimit po i perdorin si në vend të bukës e ujit. /njofton jetapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.