Hidromorava

Myftiu Saqipi: Bashkëpunim i frytshëm institucional mes BIPMB-së dhe Komunës së Bujanocit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

I pari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka pritur në një takim zyrtar, Myftiun e Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe z/reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi.

Qëllimi i këtij takimi me karakter pune, ishte njohja për së afërmi e kryetarit të komunës z. Kamberi, lidhur me zhvillimet fetare në vend, sfidat dhe të arriturat.

Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, pati kënaqësinë, që në këtë takim miqësor ta njoftoj kryetarin Kamberi se “misioni i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – BIPMB, që nga themelimi i saj, është zhvillimi, afirmimi dhe promovimi i vlerave fetare në Luginë të Preshevës dhe më gjerë në rajon”. Ai, në vazhdim, potencoi përpjekjet që bënë BIPMB, për avancimin e lëndës fetare nëpër shkollat shqipe në Luginë të Preshevës, ngritjen profesionale të kuadrit arsimor, si dhe zgjidhjen ligjore të satusit të imamëve rreth pagave dhe stazhit të përvojës së punës.

UBT

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, Myftiu Saqipi, e informoi kryetarin Kamberi për bashkëpunimin institucional të BIPMB-së me institucionet e tjera fetare në Serbi, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, duke mos harruar as vizitat e zhvilluara, kohëve të fundit, në Turqi, të cilat janë vlerësuar lartë, si dhe janë shpërblyer me mirënjohje të ndryshme.

Myftiu Saqipi, mori si shembull komunat e tejra në rajon, bashkëpunimin me institucionet fetare si dhe ndihma e tyre rreth rregullimit të infrastrukturës së objekteve fetare, varrezave, të cilat paraqesin një trashëgimi të kulturës dhe atom und të restaurohen dhe ndërtohen me leje të posaçme nga institucionin më i lartë fetar në vend.

Kryetari i Komunës së Bujanocit e falënderoi Myftiun Saqipi, për kontributin, të cilin po e jep në ngritjen dhe avancimin institucional të organizimit të jetës fetare, duke e siguruar atë, se ndihmat e bashkëpunimi në mes këtyre dy institucioneve, do të jetë edhe më i madh dhe më i begatshëm, njofton jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.