UBT

Myftiu Naim ef Tërnava takon imamët e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef Tërnava, i shoqëruar nga kryeimami Sabri ef Bajgora , zv.kryeimami Fatmir Ramadan Shkodra, Rexhep Suma dhe Abedin Sadriu në një takim pune me imamët e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u pritën nga kryetari i Këshillit z. Naim Aliu.

Aliu e njoftoi myftiun me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan, si në aspektin administrative e poashtu edhe për raportet e mira në mes të këshillit imamit dhe xhematit. Ai falënderoi myftiun për përkrahjen e vazhdueshme për Gjilanin, ndërsa imamët dhe stafin e tij e falënderoi për bashkëpunimin, punën dhe kontributin e tyre në teren.

Mobi Casa

Myftiu Tërnava e falënderoi kryetarin Aliu për punën dhe angazhimin, si dhe premtoi bashkëpunim të plotë, në mënyrë që t’i realizojnë projektet e tyre të përbashkëta, derisa mesazhi kryesor i myftiut për imamët ishte angazhimi i plotë i secilit imam për interpretimin e duhur të fjalës së Allahut për ruajtjen dhe kultivimin e paqes dhe harmonisë te populli ynë thuhet nw njoftimin e Agim Hysenit./rajonipress/