KKVITI

Myftiu i Luginës viziton Maqedoninë Lindore

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kreu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, dje, zhvilloi një vizitë zyrtare dhe miqësore me Myftinitë e Maqedonisë Lindore.

Kjo është vizita e dytë e radhës, që po e zhvillon Myftiu Saqipi, në Maqedoni, pas asaj që pati, vjet me kryetarin e Bashkësisë Islame në Shkup, Sulejman Rexhepi.

Fillimisht Myftiun Saqipi e priti Haxhi Isa Ismaili, myftiu i Myftinisë së Maqedonisë Lindore, me seli në Shtip, me bashkëpunëtorët e tij: Rejhan Mandak, sekretar i Myftinisë dhe Nuri Rexhepov referent. Më pas Myftiu Saqipi, vizitoi Medresenë Hamidije e cila funksionon në kuadër të Medresesë Isa Bej, si dhe vizitoi edhe xhaminë e Qytetit, ku e priti Muteveliu Zejnelov Djevdjet. Gjithashtu, Myftiun Saqipi, një pritje vëllazërore i u bë në Kumanovë, ku u takua me Mr. Muhamed Aziz, drejtor i Agjensisë Turistike Karadak Turs për Haxh dhe Umre, për të vizituar më pas edhe varrezat e dëshmorëve të fshatit Slupçan, i shoqëruar gjatë tërë kohës nga Haxhi. Sulejman ef. Demiri, imam i fshatit.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja për së afërmi e rrjedhave fetare, që po zhvillohen në këto dy shtete fqinje, në të cilat veprojnë këto institucione fetare islame.

Uji Dea

Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, i informoi nikoqirët për veprimtarinë e BIPMB-së, të cilën e drejton qe disa vjet, me sfidat dhe pengesat që i dalin përpara. Në këtë drejtim u përmend avancimi dhe afirmimi i procese fetare në Luginë, krijimi i një klime të paqes dhe tolerancës, si dhe ngritja e cilësisë së lëndës fetare nëpër shkollat me mësim në gjuhën shqipe.

Në kuadër të këtyre takimeve, u shtrua nevoja e një bashkëpunimi të ndërsjellë në mes të këtyre institucioneve fetare.

Drejtuesit e mytinive në Maqedoninë Lindore, pasi biseduan për zhvillimet fetare në Maqedoninë Lindore, shprehën interesimin për ta vizituar Luginën e Preshevës, përkatësisht BIPMB-në, me seli në Bujanoc.

Vlen të theksohet se kjo vizitë e Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, në Maqedoninë Lindore, është e dyta me radhë pas asaj që zhvilloi në Shqipëri, me kryetarin e Komunitet Mysliman Skender Bruçaj, njofton jehonapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.