ARKATANA

Myftiu i Kosovës Naim ef Tërnava vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef Tërnava i shoqëruar nga kryeimami Sabri ef Bajgora dhe zv.Sekretari Rexhep ef Luma sot ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.

Kryetari i KBI në Gjilan, Naim ef. Aliu i shoqëruar nga administrata dhe anëtarët e KBI-së ka pritur dhe ka njoftuar myftiun Tërnava për ecurinë e aktiviteteve në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan e në veçanti për periudhën e pandemisë Covid 19 dhe masat të cilat ka ndërmarrë KBI në Gjilan në ruajtjen e shëndetit publik të cilat ishin edhe vendime të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

FITORJA

Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Aliu për pritjen dhe njëherit falënderoi të gjithë punonjësit e Këshillit të Bashkësisë Islame për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe.

Ai ka falënderuar edhe xhematin e Gjilanit i cili ka përfillur vendimet Bashkësisë Islame të Kosovës në këtë periudhe e në veçanti për mirëkuptimin që kanë pasur në lidhje me mbylljen e xhamive gjatë muajit të Ramazanit, vendim i cili nuk ka qenë i lehtë, por i domosdoshëm kur është në pyetje interesi i përgjithshëm thuhet në njoftimin e Agim Hysenit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.